Shkëndija U 19 fiton edhe transfertën me Pobedën

No image

Shpresat e Shkëndijës vazhdojnë ecurinë e shkëlqyeshme në Super Ligën e juniorëve, duke mundur 1:2 Pobedën e Prilepit në kuadër të xhiros së 9-të. Kuqezinjtë me një ndeshje më pak janë në vend të parë.

Skuadra U 19 e Shkëndijës nuk ka ndërmend të ndalet pasi në fundjavë fitoi 1:2 Pobedën në Prilep. Kuqezinjtë e udhëhequr nga Bekim Osmani zhvilluan 45 minuta të para shumë të mira, duke avansuar 0:2 me çka kryen punën më të madhe drejt arkëtimit të tre pikëve. Albam Rasimi zhbllokoi rezultatin në minutën e 20-të, ndërsa pesë minuta më vonë Ensar Luma çoi shifrat në 0:2. Avantazhi i sigurtë i mundësoi Shkëndijës në vazhdim më shumë të administrojë lojën dhe këtë e bëri me sukses pasi që vendasit e tërra që arritën të bëjnë deri në fund ishte goli i nderit i shënuar nga Mitreski në minutën e 65-të. Në fund tre pikët ishin për Shkëndijën që udhëheq renditjen pas xhiros së 9-të me 22 pikë të tubuar nga 7 fitore dhe një barazim. Vardari mban pozitën e dytë me 18-të pikë, me atë që Shkëndija ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

POBEDA U 19 – SHKËNDIJA U 19 1:2 (0:2)
Golashënues:
0:1 Rasimi 20′, 0:2 Luma 25′, 1:2 Mitreski 65′
SHKËNDIJA U 19: Iljazi, Aliti, Mislimi, Ramadani, Bekiri, Osmani, Luma, Rexhepi, Rasimi, Zejnullai, Sherifi.
Luajtën edhe: Gafur dhe Ibrahimi
Trajner: Bekim Osmani

Lexo: Shkëndija U 18 deklason 0:3 Pobedën