Shkëndija U 18 deklason Pobedën

No image

Reagon shkëlqyeshëm skuadra U18 e Shkëndijës që disfatës nga Pelisteri i përgjigjet me fitore bindëse 4:0 përballë Pobedës.

Shkëndija U18 shënon fitoren e katërt në takimin e pestë të gjysmësezonit pranveror. Humbja e xhiros së shkuar në transfertën me Pobedën nuk la shenjë të kuqezinjtë e rinjë që në kuadër të xhiros së 18-të deklasuan 4:0 Pobedën në Tetovë. Një gol i Edis Spahiut pas vetëm katër minutave lojë i dha epërsi 1:0 skuadrës së Berat Imerit dhe avantazhi i hershëm mundësoi të luhet pa ngarkesë. Pjesa e parë u mbyll me epërsi minimale, ndërsa Shkëndija U18 solli start të ngjashëm edhe në fraksionin e dytë kur pas vetëm tre minutave lojë Ristem Ramadani shënoi për 2:0. Poveda nuk gjente mënyrë për tu përgjigjur dhe presioni i vazhdueshëm i kuqezinjëve bëri që në minutën e 65-të David Caruleski të shënojë në portë të gabuar për zgjerim të rezultatit në 3:0. Deri në fund të ndeshjes Shkëndija shtoi edhe golin e katërt me anë të Genc Gashit në minutën e 78 për rezultat final Shkëndija 4, Pobeda 0.

SHKËNDIJA U18-POBEDA U18 4:0 (1:0)
Golashënues: 1:0 Ediz Spahiu 14’, 2:0 Ristem Ramadani 48’, 3:0 David Caruleski ag. 65’, 4:0 Genc Gashi 78’
SHKËNDIJA U18: Abazi, Mustafa, Ramiq, Karimani, Adh. Ramadani, Alb. Ramadani, R. Ramadani, Shahini, Bakija, Gashi, Spahiu.
Luajtën edhe: Jakupi, Sinani, A. Ramadani, Havziu, Mehdiji, Arsllani dhe Izairi.
Trajner: Berat Imeri