Shkëndija U 18 deklason 0:3 Pobedën

No image

Një pjesë e parë e furishme i ka mjaftuar skuadrës U 18 të Shkëndijës për të fituar 0:3 Pobedën. Shahini, Ramadani dhe Gashi realizuan golat për fitoren që mban ekipin në pozitën e parë.

Paraqitje e suksesshme e Shkëndijës U 18 në xhiron e 9-të të Super Ligës së kadetëve të Maqedonisë. Pobeda shkatërohet 0:3 për vetëm një pjesë loje, kur edhe u shënuan të tre golat. Pas një fillimi të qetë skuadra e Berat Imerit ngadalë morri frenat e lojës dhe në minutën e 27-të gjeti golin e epërsisë me anë të Jeton Shahinit. Vendasit provuan të përgjigjen, mirëpo në fund të pjesës së parë kuqezinjtë sollën edhe dy goditje fatale. Fillimisht në minutën e 40-të Albin Ramadani shënon për 0:2, ndërsa pak para pushimit në të 44-ën Genc Gashi sjell golin e rradhës për 0:3. Këtu përfundoi historia e kësaj përballje që nuk solli asnjë ndryshim në të dytën me Shkëndijën që shkon në kuotën e 19-të pikëve dhe mban pozitën e parë në renditje me pikë të barabarta me Shkupin dhe Makedonija Gj.P., mirëpo kuqezinjtë kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

POBEDA U 18 – SHKËNDIJA U 18 0:3 (0:3)
Golashënues
: 0:1 Shahini 27′, 0:2 Ramadani 40′, 0:3 Gashi 44′
SHKËNDIJA U 18: Abazi, Mustafa, Rexhepi, Ramiq, Karimani, Ramadani, Hajredini, Memishi, Shahini, Bakija, Gashi.
Luajtën edhe: Ramadani dhe Jakupi.
Trajner: Berat Imeri