Shkëndija startoi fazën përgatitore

No image

Kuqezinjtë realizuan grumbullimin e parë, pas çka nën drejtimin e Bekim Osmanit, Buran Emrullait dhe Ivan Jovanovskit, skuadra mbajti seancën e parë stërvitore.

Ka përfunduar pushimi veror për futbollistët e Shkëndijës, pasi ekipi duhet të bëhet gati për paraqitjen e 10-të të njëpasnjëshme dhe të 12-ën në total në Kupat e Europës. Kjo është arsyeja që skuadra si zakonisht tashmë tradicionalisht fillon më herët me përgatitjet. 

Në pritje të emërimit të trajnerit të ri, seancat stërvitore do të udhëhiqen nga Bekim Osmani, e Buran Emrullai, bashkë me trajnerin kondicional Ivan Jovanovski dhe atë të portierëve Salejdin Mustafi. 

Në seancën e sotme munguan Egzon Bejtullai dhe Ljupço Doriev të cilët janë të angazhuar me përfaqësuesen e Maqedonisë, ndërsa me leje të klubit Kamer Qaka do të bashkohet me ekipin të shtunën. 

Duke ditur se faza e parë e përgatitjeve kryesisht shërben për grumbullim të kondicionit dhe forcës fizike, në çdo situatë kjo periudhë është nën kontrollin e trajnerit kondicional, Ivan Jovanovskit. Ekipi startoi punën në terren, pasi paraprakisht futbollistët kaluan ekzaminimet mjekësore në ONE Hospital në Tetovë.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME