Shkëndija-Pobeda luhet të shtunën

No image

Përballja e xhiros së 22-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë ndërmjet Shkëndijës dhe Pobedës do të luhet të shtunën në Tetovë me fillim në orën 14:00. Në vend të orarit paraprak që këtë përballje e poziciononte për të dielën, takimi është zhvendosur për 24 orë me kërkesë të stafit teknik që planifikon të ketë një ditë më shumë për tu përgatitur për ndeshjen e kthimit të çerekfinales së Kupës së Maqedonisë e cila në program është të mërkurën e ardhshme (7 mars) në Tetovë.

Biletat keni mundësi ti siguroni nga dita e nesërme në Shkëndija FANSHOP dhe ditën e ndeshjes te stadiumi i qytetit.