Sot në hapsirat e Federatës së futbollit të Maqedonisë është hedhur shorti për çiftet rivale në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Maqedonisë. Shkëndija për një vend në finalen e madhe do të ndeshet dy herë me ekipin e Vardarit. Takimi i parë do të luhet në Shkup më 1 mars 2017, ndërsa ndeshja e kthimit më 19 prill 2017 në Tetovë. Kujtojmë se Shkëndija është mbrojtëse e trofeut të Kupës, pasi triumfoi në këtë garë sezonin e kaluar.
Kontakt Politika e privatësisë Kushtet e përdorimit 2023 Shkëndija Football Club © All rights reserved.