Shkëndija-Mlladost C.D. ricaktohet të luhet të mërkurën në Veles

No image

Ndeshja e ndërprerë ndërmjet Shkëndijës dhe Mlladost Carev Dvorit është caktuar të luhet të mërkurën në stadiumin e qytetit në Veles me fillim në orën 14:00. Me kërkesë të MPB-së ndeshja do të luhet pa praninë e publikut.

Komisioni për gara pranë FFM-së ka caktuar orar të ri për zhvillimin e përballjes së ndërprerë të xhiros së 21-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë ndërmjet Shkëndijës dhe Mlladost Carev Dvorit. Takimi do të luhet të mërkurën në stadiumin e qytetit në Veles, me fillim në orën 14:00. Sipas rekomandimit të Ministrisë për Punë të Brendshme për ndeshjet e xhiros së 21 që duhej të luhen në fundjavë, ky takim duhet të luhet pa praninë e publikut, për shkak të tribunës jo të siguruar mirë me gardh. Për çdo ndryshim eventual, do të ketë njoftim në kohë reale. Gjithsesi, të mërkurën Shkëndija ka mundësi të re për të arkëtuar tre pikët nga dueli me Mlladostin, pasi tereni në stadiumin në Veles, përfundimisht ofron kushte ku ekipi mund të zhvillojë lojën e dëshiruar për të nxjerë në pah gjithë potencialin që posedon.

 

Share Now

Related Post

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.