Shkëndija me tre futbollistë në “Euro 2017”

No image

Egzon Bejtullai, Marijan Radeski dhe Mevlan Murati do të jenë pjesë e përfaqësueses U 21 të Maqedonisë në turneun përfundimtar të Kampionatit Evropian për të rinjë që do të zhvillohet në Poloni prej 16-të deri më 30 qershor.

“Kuqezinjtë” japin tre përfaqësues në eventin më të rëndësishëm të kësaj vere në futbollin evropian për të rinjë. Maqedonia U 21 për herë të parë në histori do të jetë pjesë e një turneu të rëndësishëm përfundimtar, pasi zhvilloi eliminatore të shkëlqyeshme duke siguruar biletën për Kampionatin Evropian për të rinjë që do të zhvillohet në Poloni. Pjesë e këtij suksesi ishin edhe tre futbollistë të Shkëndijës, të cilët së fundmi janë përfshirë edhe në listën përfundimtare të pjesëmarrësve në “Euro 2017”. Egzon Bejtullai, Marijan Radeski dhe Mevlan Murati janë gjetur në listën e seleksionuesit Bllagoja Milevski, ndërsa në Poloni përveç përfaqësuesen ata do të prezantojnë edhe Shkëndijën që jep tre reprezentues.

“Euro 2017” do të zhvillohet në Poloni prej 16-të deri më 30-të qershor, ndërsa Maqedonia do të garojë në Grupin B së bashku me Spanjën, Portugalinë dhe Serbinë.​