Shkëndija me teste të forta në Slloveni

No image

Kuqezinjtë kanë realizuar ditën e parë të përgatitjeve në Slloveni. Ekipi do të ndërtojë formën përmes testeve me Domzalen e Sllovenisë, Osiekun e Kroacisë dhe Vorsklan nga Ukraina.

Futbollistët e Shkëndijës kanë nisur fazën kryesore të përgatitjeve në Slloveni, ku ekipi do të bëhet gati për paraqitjet në eliminatoret e Champions League. Stafi teknik sot realizoi ditën e parë të punës në Rogashka Sllatina, ku ekipi punoi me ngarkesë të shtuar. Përveç seancave stërvitore në këtë fazë do të zhvillojë tre ndeshje kontrolluese përmes së cilave do të ndërtohet forma për përballjet me The New Saints-in e Welsit në Champions.

Kuqezinjtë do të testojnë veten me rivalë seriozë si Domzale e Sllovenisë me të cilët ndeshen më 23 qershor, Osiekun e Kroacisë më 27 qershor, ndërsa kontrolla e fundit është paraparë për datën 1 korrik përballë Vorskla Poltava-s nga Ukraina.