Shkëndija kërkon start të ri

No image

Përballja e të dielës me Shkupin në Çair do të shënojë një start të ri për ‘kuqezinjtë’, që pretendojnë të rikthehen te fitorja pas dy dështimeve në kampionat. Jeton Beqiri kërkon impenjim maksimal, ndërsa tre pikët mund të arrihen vetëm nëse futbollistët hyjnë me vetëbesimin e duhur.

 12

Të dielën në program janë ndeshjet e xhiros së 12-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë, e cila për Shkëndijës sjell transfertë me Shkupin. Pas dy humbjeve të njëpasnjëshme dhe largimit të trajnerit, ‘kuqezinjtë’ me Jeton Beqirin në pankinë kërkojnë të rikthehen në rrugën e fitores. Në këto dy ditë ekipi më shumë ka punuar në aspektin psikik ku nevojitet një ngritje, pasi ekipi ka dëshmuar potencialin dhe këtë mund ta bëjë sërish. Futbollistët janë të vetëdijshëm se seria negative kaplon çdo skuadër dhe nga e njëjta mund të dilet vetëm me përkushtim maksimal.

15

Kjo nuk i mungon skuadrës, ndërsa gëzon atmosfera që imponohet në këtë periudhë kur ekipi ka patur krizë rezultatesh. Të vetëdijshëm se ndeshja me Shkupin nuk do të jetë e lehtë, Shkëndija beson në kualitetin e saj dhe drejt Çairit shkon me ambicie për të rëmbyer tre pikët.

GALLERY


https://flic.kr/s/aHskKQJM6u

Përballja Shkupi-Shkëndija luhet të dielën në stadiumin në Çair, me fillim në orën 13:30.

Tags

Share Now

About Author

Related Post