Shkëndija kërkon fitore pa gol të pranuar

No image

Shefi i stafit teknik Bruno Akrapoviq dhe kapiteni Ferhan Hasani me optimizëm presin ndeshjen e të enjtes me Krakovian në kuadër të xhiros së parë të LIga Evropës. Shkëndija shikon me respket ekipin kualitativ nga Poloa, mirëpo me besim në forcat vetanake pretendon fitore pa gol të pranuar.

Ndeshjet evropiane gjithmonë janë motiv shtesë për tu dëshmuar në skenën ndërkombëtare dhe Shkëndija ka mundësi ta bëjë këtë në dy përballjet me Krakovian e Polonisë në raudin e parë eliminator të Liga Evropës. Duke përcjellë atmosferën para duelit të parë që do të luhet të ejnten në Shkup, trajneri Bruno Akrapoviq dhe kapiteni Ferhan Hasani para mediave kanë reflektuar pozitivitet, gjithnjë duke folur me respekt për rivalin kualitativ.

1

“Jemi të përgatitur ashtu si duhet të jemi të përgatitur, kemi punuar shkëlqyeshëm në Slloveni ku kishim përgatitje dhe atmosferë të mirë. Të gjithë lojtarët janë të shëndoshë, kishim disa probleme me lëndime të lehta, mirëpo aritëm në kohë t’i rekuperojmë, kështu që kemi gjithë ekipin në shërbim dhe ndeshja mund të fillojë”, deklaroi Akrapoviq, i cili në vazhdim foli për ekipin e Krakovias.: “Kemi analizuar kundërshtarin, posaçërisht në dy ndeshjet e fundit. Mendoj se në takimin e fundit kanë taktizuar, nuk luajtën gjithë futbollistët pasi pushuan disa prej tyre. Kundër Zhilinës ishte ndryshe, kështu që kemi informata që janë të freskëta dhe aktuale, ndërsa kemi edhe informata nga ndeshjet e fundit të kampionatit në Poloni. Kështu që mendoj se pak gjëra mund të na befasojnë. Kanë një futbollist që është aktiv me Poloninë në Kampionatin Evropian, lojtar i shkëlqyeshëm dhe prania e tij në Evropian më shumë na konvenon neve se sa Krakovias. Dijmë shumë gjëra, do të shikojmë edhe disa segmente për t’i analizuar, por nuk dua të flas shumë për kundërshtarin, pasi me rëndësi është që ekipi im të imponojë stilin tonë të lojës dhe të mundohemi ashtu të arrijmë rezultatin e dëshiruar”, tha Akrapoviq.

Në parelele të njejtë është edhe kapiteni Ferhan Hasani që potencon besimin e madh në bashkëlojtarët e tij.

4

“Jemi të përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje, kemi punuar mirë gjatë kësaj fazës përgatitore dhe jemi të gatshëm. E dijmë se bëhet fjalë për një kundërshtar të fortë që vjen nga një kampionat kualitativ si që është Polonia, mirëpo edhe ne kemi forcat tona dhe jemi të përgatitur maksimalisht për ndeshjen e nesërme. Për mua rezultat i mirë do të jetë çdo fitore pa gol të pranuar. Më e rëndësishme është mos të pranojmë​ gol”, deklaroi kapiteni Ferhan Hasani.

Skuadra ‘kuqezi’ prej sot është vendosur në Shkup, ndërsa nga ora 21:00 do të zhvillojë seancën e fundit stërvitore. Përballja Shkëndija-Krakovia zhvillohet të ejnten në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ me fillim në orën 21:00.

Ndeshja Shkëndija – Krakovia luhet tëenjten në sadiumin FIlipi i II-të me fillim në orën 21:00.

Shpërndaje

Të tjera

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.