Shkëndija i kthehet kampionatit, kërkon fitore në Kratovë

Pasi eliminuan Vardarin nga Kupa e Maqedonisë, futbollistët e Shkëndijës u kthehen detyrave në kampionat. Në kuadër të xhiros së 17-të në Kratovë kundër Sileksit kërkohet fitore dhe tre pikë të reja.

Me kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë Shkëndija realizoi objektivin në këtë garë, ndërsa deri në pushim mbeten edhe dy ndeshje kampionale. E para prej tyre në program është të dielën në Kratovë kundër Sileksit. Pas dy fitoreve kundër Vardarit atmosfera në skuadër është shumë pozitive dhe kërkohet që e njëjta të bartet në kampionat ku ekipi ka nevojë për fitore për të vazhduar ndjekjen e pozitës së parë në renditje. Sileksi nuk është ekip naive dhe vendi i tretë flet për performansat e mira të tyre këtë sezon, prandaj të gjithë në taborin e Shkëndijës kërkojnë respekt për kundërshtarin dhe impenjim maksimal në kërkim të rezultatit të dëshiruar.

Xhelil-Abdulla1

Normal se pas fitores kundër Vardarit disponimi në ekip është shumë mirë dhe do të shkojmë edhe në Kratovë për tre pikë. Shpresoj që gjithë lojtarët të japim maksimumin dhe nga kjo ndeshje të dalim me tre pikëshin e dëshiruar
, deklaroi mbrojtësi i majtë, Xhelil Abdulla.

Pas ndeshjes së kthimit të Kupës me Vardarin në mesjavë stafi teknik është mundur të rekuperojë ekipin për ta bërë gati për sfidën me Sileksin. Përveç Jufos dhe Hasanit mungon edhe Besir Demiri. Përballja Sileksi-Shkëndija luhet të dielën në stadiumin e qytetit në Kratovë, me fillim në orën 13:00

Stervitje-Recice

Lista e 18-të futbollistëve të grumbulluar për takimin me Sileksin:

Marko Jovanovski, Enes Azizi, Karlinjo Rech, Egzon Bejtullai, Artim Pollozhani, Ardian Cuculi, Sedat Berisha, Xhelil Abdulla, Muhamed Useini, Armend Alimi, Bllagoja Todorovski, Ennur Totre, Stenio Zhunior, Besart Ibraimi, Bojan Vruçina, Marjan Radeski, Hristijan Kirovski dhe Shpend Asani.

 

Share Now

Related Post

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.