Shkëndija firmos me Angelçe Timovskin

No image

Kuqezinjtë risin konkurencën në krahun e djathtë të mbrojtjes, duke angazhuar një prej lojtarëve më të mirë të kampionatit në atë pozitë.

Mbrojtësi i djathtë Angelçe Timovski është futbollist i ri i Shkëndijës. 26 vjeçari ka firmosur kontratë dy vjeçare, duke u lidhur me kuqezinjtë deri në verën e vitit 2023. 

Ky transferim për mua paraqet hap shumë të rëndësishëm në karrierë. Oferta nga ekipi më i mirë në vend më ka joshur dhe e them sinqerisht se ka mbisunduar dëshirën time për të luajtur jashta vendit. Shkëndija si kampione në fuqi ka ekip shumë të mirë dhe unë uroj që me prezencën time të ndihmoj skuadrën për të ngritur cilësinë. Jam pritur shumë mirë në skuadër, të gjithë më mbështesin dhe ma lehtësojnë adaptimin, ndërsa shpresoj që gjithë këtë t’ua shpaguaj me paraqitje pozitive”, është shprehur Timovski në prononciminbe tij të parë pas firmosjes me kuqezinjtë. 

Angelçe Timovski vjen te Shkëndija nga tabori i Sileksit me të cilët fitoi Kupën e vendit, ndërsa edhe vitin e kaluar si kapiten udhëhoqi skuadrën në paraqitjet evropiane. Është paraqitur 8 sezone me Sileksin, ndërsa një kampanjë ishte pjesë e Pobedës së Prilepit.

Mirësevjen Angelçe Timovski.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME