Shkëndija Evropiane nis sezonin e ri në Tetovë

No image

‘Kuqezinjtë’ jetojnë momentet më të suksesshme në historinë e saj në skenën ndërkombëtare, ndërsa ndërkohë duhet të lë anash Liga Evropën dhe të kryejë obligimet në start të sezonit të ri në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë.

Shkëndija të hënën përballet me Sileksin në Tetovë dhe përcaktimi i vetëm mbesin tre pikët. Shkëndija Evropiane të hënën do të luajë për herë të parë në Tetovë, pasi këtë verë të zgjatur në Liga Evropa me paraqitjet e saj ngrohi zemrat e mijëra tifozëve ‘kuqezi’. Shkëndija është përfaqësuesja e vetme e Maqedonisë në skenën ndërkombëtare që këtë vit kaloi tre raunde, duke eliminuar ekipe prestigjioze si Krakovia (Poloni), Neftchi (Azerbajxhan) dhe Mllada Boleslav (Republika Çeke), ndërsa pasojnë dy takimet me Gentin e Belgjikës në play-off të Liga Evropës ku do të diskutohet kualifikimi në fazën e grupeve.

tra-pre-shkevsil-(9)

tra-pre-shkevsil (6)

Mirëpo kjo do të lihet anash për një moment, pasi skuadra duhet të kryejë obligimet në kampionatin vendor që nis të dielën, ndërsa Shkëndija ndeshjen e xhiros së parë e zhvillon të hënën kundër Sileksit të Kratovës. Një ekip tjetër që këtë sezon luajti në Liga Evorpa, mirëpo për dallim nga Shkëdija që shkëlqeu, ata u eliminuan që në start nga përfaqësuesi i Lihtenshtejnit, FC Vaduz. Është fakt se ‘kuqezinjtë’ ndjejnë lodhje nga ndeshjet e vështira evropiane dhe udhëtimet e shpeshta, mirëpo ekipi ndjehet i aftë për tu përgjigjur detyrimeve në kampionat. Në kushte kur ndeshjet e Liga Evropës janë luajtur në Shkup, me shumë entuziazëm pritet ekipi të kthehet në stadiumin e qytetit në Tetovë për të performuar para publikut vendas që nuk mungoi në asnjë moment edhe jashta qytetit amë.

tra-pre-shkevsil (2)

“Para se të flasim për sport do të kisha shprehur ngushllimet e mija për gjithë familjet e goditura nga vërshimet dhe ata që kanë humbur të afërmit e tyre. Ne solidarizohemi dhe ndajmë bashkë me ta dhimbjen në këto momente të vështira. Sa i përket ndeshjes mund të them se pas një aventure të shkqlyeshme evropiane e cila fatmirësisht akoma vazhdon me dy ndeshjet që na presin me Gentin oër tu plasuar në fazën e grupeve të Liga Evropës, ne ballafaqohemi me një realitet ndryshe me një ndeshje të kampionatit që ka rëndësi të madhe duke patur parasysh qëllimet tona në sezonin e ri të kampionatit dhe Kupës. Normalisht do të futemi për të fituar në fillim të kampionatit, që është shumë me rëndësi, të fitojmë ndeshjet e para dhe asesi nuk duhet prej tani të mendojmë për Gentin në Europa Ligë. Dmth para Gentit ne kemi dy ndeshje mjaft të rëndësishme, si me Sileksin, ashtu edhe derbi i javës tjetër me Vardarin. Normal e dijmë se Sileksi është ekip mjaft cilësor, skudër që gjithashtu mori pjesë në kualifikimet e Liga Evropës dhe unë mendoj se me një angazhim maksimal ne do të arrijmë qëillimin. Dua të theksoj se kjo do të jetë ndeshja e parë që do ta zhvillojmë në shtëpinë tonë pas sukseseve në Evropë, do të luajmë para tifozëve tanë të cilët nuk dyshoj se do të jenë në numër të madh pasi që do jetë hera e parë që ekipi do të luajë ndeshje në Tetovë pas sukseseve në Evropë. I ftoj në numër të madh dhe nuk dyshoj se do të jenë, pasi ata gjithandej na kanë përkrah. Dua një falemenderim publik pë rata që erdhën gjithë ato kilometra në Mllada Boleslav për të na përkrahur, pasi kur një ekip apo futbollist sheh tifozët të bëjnë aq kilometra dhe në fushë kundërshtare të kesh tifozeri aq të zjartë që të mbështes, normal se ajo na jep krahë edhe më shumë për të korrur edhe më tepër suksese“, deklaroi Artim Pollozhani.

tra-pre-shkevsil-(7)

 

Stafi teknik këto ditë është munduar të rekuperojë ekipin nga lodhja pas revanshit të vështirë me Mllada Boleslavin në Republikën Çeke, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e disa ndryshimeve në përbërje. Pozitiv është bilansi shëndetësor pasi gjithë futbollistët janë të gatshëm për lojë, ndërsa pritet që para fillimit të takimit të vendoset për formacionin që do të nisë ndeshjen.

tra-pre-shkevsil (3)

Përballja Shkëndija-Sileksi luhet të hënën në stadiumin e qytetit në Tetovë, me fillim në orën 17:30.