Shkëndija dhe ONE Hospital zgjasin bashkëpunimin

No image

KF Shkëndija dhe One Hospital kanë zgjatur bashkëpunimin edhe për dy vitet e ardhshme. 

Klubi i Futbollit Shkëndija ka kënaqësinë të komunikojë vazhdimin e bashkëpunimit me një prej spitaleve më të mira në rajon, ONE Hospital. 

Partneriteti i nisur në vitin 2019, me kontratën e re do të lidhë palët edhe për dy vitet e ardhshme (deri 2024) dhe ONE Hospital mbetet qendra që do të përkujdeset për të gjitha testimet mjekësore të futbollistëve të Shkëndijës, si dhe mbulimin e asistencës mjekësore në ndeshjet futbollistike të kuqezinjëve në terren vendas në kampionatin vendor. 

Duke folur për rinovimin e kontratës me ONE Hospital, përgjegjësi i administratës kuqezi, Lulzim Imeri deklaroi: 

Jemi shumë të kënaqur me vazhdimin e bashkëpunimit me ONE Hospital. Bashkëpunimi ynë vazhdon të ndërtohet dhe brenda periudhës së kaluar mendoj se të dy palët kemi treguar se kemi qëllime të njejta, të përmirësohemi dhe të ndjekim vetëm suksesin. Shërbimet që ONE Hospital i ofron klubit do të vazhdojmë t’i shfrytëzojmë me kënaqësi edhe në periudhën që pason dhe shpresoj që sukseset në fushëveprimet tona të na karakterizojnë të dyja palëve në të ardhmen“.

Ndërkohë m, Yiğit Akata, drejtor i ONE Hospital, u shpreh:

Me kënaqësinë më të madhe dhe në emër të Spitalit tonë One, po nënshkruajmë edhe këtë vit marrëveshjen e bashkëpunimit. Ne nuk jemi vetëm bashkëpunëtorë, jemi miq! Ju uroj shëndet, lumturi dhe një sezon të suksesshëm!”

Për të mësuar më shumë rreth shërbimeve të ONE Hospital, ju lutemi vizitoni https://onehospital.mk/

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME