Shkëndija çerekfinalet e Kupës do i luajë në vitin 2018

No image

Kuqezinjtë në çerekfinale presin fituesin e dueleve të 1/8 së finales së Kupës ndërmjet Vardarit dhe Shkupit. Pasi FFM vendosi të zhvendosë terminin e dueleve ndërmjet skuadrave shkupjane, Shkëndija çerekfinalet do t’i luajë në vitin 2018 në vend të 29 nëntorit dhe 17 dhjetorit të caktuara paraprakisht.

 

Sërish ndryshim në orarin për ndeshjet e Kupës së Maqedonisë. Shkaku i orarit të ngjeshur dhe ndeshjeve të ekipeve përfaqësuese të Maqedonisë, Komesari për gara pranë FFM-së ka vendosur shtyrjen e takimit Vardari-Shkupi i vlefshëm për 1/8 e finales së Kupës që duhej të luhet më 8 nëntor, kur në program janë ndeshjet e para të çerekfinales. Duke llogaritur faktin se pikërisht nga ky duel do të del emri i rivalit të Shkëndijës në 1/4 e finales, automatikisht nënkuptohet ndryshim edhe në terminet e skuadrës tonë. Paraprakisht ishte vendosur që Shkëndija takimet e çerekfinales t’i luajë më 29 nëntorë dhe 17-të dhjetor, mirëpo pasi këto data tani më me gjasa do të shfrytëzëohen për tu luajtur ndeshjet e prapambetura ndërmejt dy skuadrave shkupjane, rezulton se Shkëndija takimet e rradhës në Kupën e Maqedonisë do t’i luajë në vitin 2018.