Shkëndija cakton 4 teste për në Antalia

No image

Zyrich, Dinamo Zagreb, Qabala dhe Olimpik Doneck do të jenë rivalët e Shkëndijës në fazën përgatitore në Antalia të Turqisë, përballë të cilëve kuqezinjtë do të përgatisin formën për gjysmësezonin pranveror.

 

Futbollistët e Shkëndijës tanimë disa ditë janë në pushim të merituar, ndërsa kryesia në intenzitet të plotë është aktive në drejtim të kompletimit të planprogramit për vitin 2018. Tani më është e njohur se skuadra do të nisë përgatitjet më 3 janar 2018, ndërsa prej 9 deri më 16 janar ekipi do të zhvillojë fazën e parë përgatitore në Ohër. Faza e dytë dhe kryesore do të vijojë prej 20 janar në Antalia të Turqisë. Në tokën turke janë planifikuar 4 ndeshje kontrolluese dhe tani më kuqezinjtë kanë mësuar emrat e ekipeve rivale. Testi i parë do të zhvillohet më 22 janar përballë ekipit zviceran, Zurich, ndërsa më 26 janar pason kontrolluesja me Olimpik Doneck nga  Ukraina.

Testi i tretë është caktuar më 30 janar përballë Dinamo Zagrebi të Kroacisë, ndërsa kontrollueset në tokën turke mbyllen më 3 shkurt përballë Qabalas së Azerbajxhanit.