Shkëndija barazon në testin me Makedonija Gj.P.

No image

Kuqezinjtë zhvillojnë ndeshjen e dytë kontrolluese në kuadër të fazës përgatitore. Dueli me Makedonija Gj. P. në Tetovë përfundoi baraz 1:1. Krivak shënoi golin për tanët, ndërsa Zahov ndali penalti.


Ndeshja nisi me një kansoje të Ibraimit nga distanca, mirëpo fati ishte me miqtë pasi topi u ndal në traversë. Në vazhdim loja ishte e balansuar, derisa pranë epërsisë shkuan mysafirët kur një start i Krivak-ut ndaj Benjamin Demir në minutën e 22-të u cilësua si faul në zonë, ndërsa protagonist u shfaq portieri Zahov që ndali goditjen e Bozhinovskit nga penaltia. Kuqezinjtë u kanosën sërish me Ibraimin nga gjuajtja e lirë në minutën e 32-të, por i kujdesshëm shfaqet portieri Stevkovski që grushton topin në fushë. Tre minuta më vonë do të vinte ndryshimi (35′), kur Ahmedi harkon nga këndi, ndërsa Jan Krivak kërcen më lartë dhe me kokë shënon për epërsi 1:0. Makedonija Gj.P. deri në fund të pjesës së parë arriti të barazojë (43′), kur pas harkimit të Benjamin Demir, Zahov ndal goditjen e parë, ndërsa topi i kthyer përcillet në rrjetë nga Filip Petrov për 1:1.

HT ⏱ Shkëndija 1 – 1 Makedonija GPKuqezinjtë avansuan me golin Jan Krivak, ndërsa Makedonija GP barazoi shifrat përmes Petrov

Posted by KF Shkëndija on Sunday, July 19, 2020

Fillimi i pjesës së dytë solli super mundësi për Ibraimin, mirëpo numri “7” nuk shfrytëzon harkimin e bukur të Alitit. Në minutën e 68-të Murati dhe Imeri nuk merren vesh para portës dhe humbin rast të mirë për gol, ndërsa pak momente më vonë pas harkimit nga këndi goditje me kokë nga Krivak nuk gjenë kuadrantin. Pak më vonë Alimi provoi nga distanca, pa shqetësuar seriozisht portierin Stevkovski, ndërsa mbi traversë shkoi edhe tentimi i Ahmedit nga gjuajtja e lirë. Në minutën e 78-të Ahmedi bukur shërben me asist për Ibraimin në zonë, por goditja e këtij të fundit ndalet nga portieri mysafir. Huqjet e tanëve për pak nuk u ndëshkuan pesë minuta para fundit kur tentimi i Aleksovskit shkoi ngjitur me shtyllën. Deri në fund nuk pati ndryshim dhe skuadrat u ndanë me barazim 1:1.
Ky ishte testi i dytë për Shkëndijën, pasi ndeshjes së fituar të enjten 1:0 me Gostivarin.

FT ⏱ Shkëndija 1 – 1 Makedonija GPKuqezinjtë zhvillojnë ndeshjen e dytë kontrolluese në kuadër të fazës përgatitore. Dueli me Makedonija Gj. P. në Tetovë përfundoi baraz 1:1. Krivak shënoi golin për tanët.

Posted by KF Shkëndija on Sunday, July 19, 2020

SHKËNDIJA-MAKEDONIJA GJ.P. 1:1 (1:1)
Golashënues:
 Krivak 35′ (Shkëndija), ndërsa Petrov 43′ (Makedonija Gj.P.)
SHKËNDIJA: Zahov, Aliti, Krivak, Bejtullai (c), Murati, Totre, Alimi, Ahmedi, Imeri, Nafiu, B. Ibraimi.
Luajtën edhe: Zejnullai, Sahal, Rexhepi, Sadriu, dhe Elezi.
Trajner: Ernest Gjoka 

Share Now

Related Post