
Shefit Shefiti ka shënuar golin e vetëm për Shkëndijën në barazimin 1:1 me Shkupin në ndeshjen e xhiros së 8-të të Ligës së Parë për ekipet B.
Shkëndija dhe Shkupi janë ndarë me barazim 1:1 në ndeshjen e xhiros së 8-të të Ligës së Parë për skuadrat B. Ekipi i drejtuar nga Jeton Beqiri në përbërje kishte disa futbollistë të skuadrës së parë që në kampionat nuk kanë qenë titular dhe përmes paraqitjes në ekipin B kompensojnë minutazhin dhe mbajnë aktive formën garuese. Shkëndija avansoi e para në minutën e 23-të me anë të Shefit Shefitit, ndërsa rezultatin final 1:1 e vendosi Demir Huseini në minutën e 63-të. Pas 8 xhirove të zhvilluara Shkëndija është lidere në Ligën e Parë për ekipet B.
SHKËNDIJA B – SHKUPI B 1:1 (1:0)
Stadiumi: Tereni me bar sintetik te qendra sportive në Tetovë
Golashënues: Shefiti 23’ (Shkëndija), ndërsa Husein 63’ (Shkupi)
SHKËNDIJA: Jovanovski, Demiri, Jusufoviq, Juffo, Kasami, Asani, Abazi, Beqiri, Zejnullai, Shefiti, Shabani.
Luajtën edhe: Zeqiri, Huseini, Kurti, Nuhi, Sejfullai, Fazlagiq, Xhemailil.
Trajner: Jeton Beqiri
Share Now
Show All
Related Post
Kontakt Politika e privatësisë Kushtet e përdorimit 2023 Shkëndija Football Club © All rights reserved.
Leave us a reply