Sezonin e ri e nisim kundër Tikveshit

No image

Shkëndija do të përballet me Tikveshin në xhiron e parë të sezonit të ri garues 2021/2022 në Ligën e Parë të Futbollit në Maqedoninë e Veriut.

Sot në hapsirat e Federatës së Futbollit të Maqedonisë u hodh shorti për sezonin e ri garues të elitës së futbollit vendor. Kampionët do të startojnë në cilësi të mysafirit dhe rivali i parë në edicionin e ri kur do të kërkojmë mbrojtjen e titullit do të jetë ekipi i ri në elitë, Tikveshi nga Kavadari.

Sezoni i ri në LPFMV do të startojë më 7/8 gusht dhe do të luhet me format të njejtë si edicionin e kaluar, me tre rrethe secili kundër secilit. Dy raundet e para parashihen sipas standardit normal vajtje ardhje, ndërsa në rrethin e tretë të garave orari caktohet sipas renditjes tabelare të momentit dhe ekipet e 6-të vendeve të para do të kenë përparësinë e një ndeshje më shumë në cilësi të vendasit.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME