Sezoni i kampionëve përmes numrave

No image

Shkëndija siguroi titullin e katërt kampion në histori dhe tashmë vëmendja kthehet ka paraqitja në skenën Europiane.

Futbollistët kuqezi shijojnë pushimin e merituar ndërmjet kampionatit dhe startit të edicionit të ri fillimisht europian, ku Shkëndija për herë te katërt në histori do të jetë pjesë e eliminatoreve të UEFA Champions League. Skuadra la pas një sezon pozitiv, duke arritur që sfidën botërore me pandeminë Covid-19 ta mbyllim në vend të parë me 16 pikë më shumë se ekipi i vendit të dytë. 

Nëse shikojmë statistikat, numrat tregojnë qartë se kuqezinjtë ishin me nivel më lartë se tjerët, duke krijuar diferencë të madhe edhe me skuadrën ndjekëse të vendit të dytë.

Nga 33 ndeshje të luajtura Shkëndija ka fituar 22 prej tyre, plotë 6 më shumë se sa ekipet tjera me numër më të madh të fitoreve, Shkupi e Makedonija Gj.P. (nga 16 fitore). Nëntë barazime kishin kuqezinjtë në këtë kampanjë, ndërsa jemi mundur vetëm dy herë, që është më pak se çdo skuadër tjetër, pasi më pranë qëndrojnë Shkupi dhe Struga me nga 6 disfata. 

75 pikë të tubuara krahas 59 pikëve të Shkupit e lënë Shkëndijën 16 pikë para ndjekësit dhe janë tregues i qartë për dallimin e krijuar nga kuqezinjtë, që kishin edhe sulmin më të mirë në ligë me 69 gola të shënuar. Më afër shkon Makedonija Gj.P. me 53 gola.

Besart Ibraimi edhe një herë del golashënuesi më i mirë i sezonit dhe me 24 realizime në këtë kampanjë fiton për herë të katërt në karierë çmimin “Golashënuesi më i mirë i sezonit”. Ibra vetëm përmirëson statistikat e tij, pasi po flasim për golashënuesin më të mirë në historinë e Shkëndijës, si dhe me 171 gola edhe golashënuesin më efikas në historinë e futbollit elitar të Maqedonisë.

Këta janë numrat dhe statistikat e sezonit të përfunduar e që foli për kuqezinjtë. Pason pushim i shkurtër për futbollistët dhe më pas ekipi rinis punën për të pritur shortin dhe emrin e rivalit të parë për eliminatoret e UEFA Champions League.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME