Sabit Bilalli futbollist i ri i Shkëndijës

No image

Kuqezinjtë dhe Bilalli kanë firmosur kontratë për tre vitet e ardhëshme.

KF Shkëndija me kënaqësi komunikon arritjen e marrëveshjes me Sabit Bilallin. Mesfushori 23 vjeçarë dhe drejtuesit e klubit kanë gjetur akord për bashkëpunim tre vjeçarë dhe pas hedhjes së firmës lojtari edhe zyrtarisht është bërë pjesë e Shkëndijës.

Të jem këtu është ndjenjë e veçantë. Shkëndija është emër i madh në futbollin tonë dhe kohëve të fundit ka shënuar suksese edhe në Evropë. Jam i nderuar të bëhem pjesë e ekipit kampion dhe premtoj të jap maksimumin tim për të ndihmuar ekipin të arrijë objektivat”, është shprehur Sabit Bilalli, pas firmosjes së kontratës me kuqezinjtë.

Bilalli te Shkëndija vjen nga rradhët e Shkupit, ndërsa karrierën e ka nisur te moshat e Dinamo Zagrebit. Pas një përvoje me Luckenwalde-n në Gjermani, Bilalli vjen në elitën e futbollit në Maqedoni ku është paraqitur edhe me Makedonija Gj. P..

Të gjithë në KF Shkëndija i dëshirojmë mirëseardhje Sabit Bilallit, duke i uruar shumë suksese në fanellën kuqezi. 

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME