Rexhepi bashkohet me Sadriun si huazim te Skënderbeu

No image

Pas mbrojtësit Leard Sadriu, Shkëndija huazon për 6 muajt e ardhshëm te Skënderbeu i Korçës edhe portierin Bekim Rexhepi.

KF Shkëndija komunikon marrëveshjen me KF Skënderbeun e Korçës për huazimin e portierit Bekim Rexhepi. Kështu, gardiani kuqezi kalon në Shqipëri në formën e huazimit për gjashtë muajt e ardhshëm, formulë e njejtë që dy klubet ndoqën edhe me rastin e mbrojtësit Leart Sadriu.

Ndërkohë dihet prej më parë se klubi vendosi huazim gjashtë muaj edhe për Arlind Alitin, që kaloi te Renova.

Shprastira e krijuar me huazimin e Rexhepit, plotësohet me angazhimin e portierit tetovar Ferat Ramani. 25 vjeçari vjen të kuqezinjtë pas dy sezoneve shumë pozitive si portier i parë te KF Gostivarin në Ligën e Dytë, ndërsa bashkë me të rinjtë Nijas Bexheti dhe Astrit Amzai do të jenë alternative të Kostadin Zahovit. Ferat Ramani ka qenë pjesë e moshave të Shkëndijës në moshë shumë të re, për të vazhduar më pas te Teteksi. Te Gostivari mori shansin e vërtetë për të luajtur, duke arritur të ngritet në një prej portierëve më të mirë të kategorisë.

Ramani firmos kontratë një vjeçare dhe tashmë është bashkuar me kuqezinjtë në seancat stërvitore.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME