PREVIEW: Renova VS Shkëndija

No image

Pas pauzës dy javore kthehet futbolli vendorë dhe xhiroja e 11-të në LPFMV sjell derbin lokal ndërmjet Renovës dhe Shkëndijës.
• Shkëndija të shtunën është ‘mysafire’ e Renovës në stadiumin në Tetovë
• Xhiroja e 11-të në LPFMV sjell duelin e parë sezonal ndëmjet fiqnjëve
• Renova-Shkëndija luhet të shtunën me fillim në orën 14:30

Me një javë vonesë në raport me orarin paraprak, skuadrat tetovare Renova e Shkëndija të shtunën pritet të zhvillojnë duelin e parë mes veti në këtë sezon garues. Takimi ishte paraparë të luhet të dielën e shkuar, por Komisioni për Gara pranë FFM-së vendosi të shtyjë duelet e xhiros së 11-të për një javë për tu dhënë hapsirë klubeve të organizohen konform ndryshimeve që Ministria e vendit i bëri Protokollit për zhvillim të ndeshjeve sportive në drejtim të masave parandaluese të përhapjes së virusit COVID-19. Gjithsesi, dy javë pas xhiros së 10-të, të shtunën kuqezinjtë kthehen të luajnë duelin e rradhës në kampionat.

Të rejat në skuadër

Shkëndija ishte gati për sfidën me Renovën që javën e shkuar dhe me vendimin për tu shtyrë komplet xhiroja skuadra vetëm ka vazhduar me tempo të njejtë. Shtyrja i shkoi për shtat kapitenit tonë Egzon Bejtullai. Mbrojtësi i kthyer pas dëmtimit ishte në pankinë në duelin e xhiros së 10-të me Rabotniçkin, por hapsira kohore i konvenoi për rikuperim të plotë dhe ai tashmë ndeshjen me Renovën e pret me 10 ditë punë me intensitet maksimal. Ndeshjen me Renovën e presim me shumë mungesa, pasi shkaku i lëndimeve në kombinim nuk do të jenë Mexhit Neziri, Antonio Paviç, Valmir Nafiu dhe Bekim Rexhepi, ndërsa në dyshim mbetet edhe Valon Ahmedi.

Kundërshtari

Skuadra nga Xhepçishti sezonin e kaluar u përball me rezultate jo konstante dhe ishte në mesin e skuadrave që rrezikonin largimin nga kategoria, por pak para ndërprerjes së garave shkaku i pandemisë me COVID-19 gjetën rezultate që ju dhanë vend në eliminatoret e UEFA Europa League. Pasoi pauzë e gjatë dhe në Europë edhe pse autsajder, xhepçishtasit bënë befasi duke fituar 1:0 transfertën me FC Alshkert të Armenisë, për kualfikim në raundin e dytë të Europa League ku u eliminuan nga Hajduk Split i Kroacisë (humbje 0:1 në Shkup). Lodhja nga paraqitja në Europë merr haraçin në sezonin e ri ku Renova ka krizë rezultatesh dhe pas 10-të xhirove me 8 pikë mbajnë pozitën e 10-të në renditje me një efekt prej vetëm një fitoreje, 5 barazime dhe 4 humbjeve. 

Dueli Renova-Shkëndija luhet të shtunën në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 13:30, ndërsa do të transmetohet direkt në Shkëndija Channel në YouTube.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME