Radeski dhe Demiri shënojnë në fitoren e Maqedonisë U 21

No image
 Shkëlqejnë futbollistët e Shkëndijës në fitoren e madhe 0:2 të shpresave të Maqedonisë kundër Ukrainës në Kiev, në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian për futbollistë të rinjë. Radeski dhe Demiri shënojnë golat për Maqedoninë, ndërsa nga 90-të minuta të shkëlqyeshme luajtën edhe Bejtullai dhe Murati (luajti si huazim te Shkupi).
Përfaqësuesja U 21 e Maqedonisë ka shënuar tjetër rezultat të shkëlqyeshëm në kualifikimet për Kampionatin Evropian për të rinjë, duke mundur bindshëm 0:2 Ukrainën në Kiev. Triumfi erdhi në regji të futbollistëve ‘kuqezi’, pasi për 90-të minuta shkëlqyen 4 lojtarët e Shkëndijës, Egzon Bejtullai, Mevlan Murati (i huazuar sezonin e fundit te Shkupi), Marjan Radeski dhe Besir Demiri, me këta dy të fundit që realizuan golat e fitores. Fillimisht në minutën e 17-të pas një aksioni para portës kundërshtare, Radeski godet saktë për epërsi 0:1. Ndërkohë fitoren e vulos Demiri në minutën e 56-të kur ndjek mirë një harkim para portës.
Pas ndeshjes në Kiev Marjan Radeski, Besir Demiri dhe Egzon Bejtullai udhëtojnë drejt Vienës së Austrisë ku do të bashkohen me përfaqësuesen A të vendit për ndeshjen kontrolluese me Azerbejxhanin ditën e dielë.
u21

Shpërndaje

Të tjera

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.