
Me dhimbje të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ish-trajnerit të Shkëndijës, profesor Bexhet Shehu.

Profesor Shehu ishte trajneri i parë i Shkëndijës që vinte nga Republika e Shqipërisë, e që me punën dhe përkushtimin e tij në vitet 1993 dhe 1994 Shkëndija arriti të ngjitej më lartë në kategoritë e futbollit vendor. Profesor Shehu punoi me elan dhe përkushtim të lartë, dhe me punën e tij prej edukatori dhe profesionisti ka lënë gjurmë të thella në klubin tonë.
Përmes këtij telegrami ngushëllimi, KF Shkëndija shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Shehu.
I paharruar qoftë kujtimi i tij.
U prehtë në paqe!