Qatip Osmani: “Pauza erdhi në moment të duhur, skuadra jep sinjale pozitive”

No image

Kuqezinjtë kanë lënë pas një javë intenzive me ngarkesa të shtuara në seancat stërvitore e që u mbyll me ndeshjen kontrolluese të shtunën me Gostivarin (fitore 1:0 me golin e Stojanovskit). Të dielën futbollistët kishin rikuperim, ndërsa e hënga nga stafi teknik është vendosur të jetë ditë e lirë. Prej të martën skuadra vazhdon me nga një seancë stërvitore në ditë, duke punuar tashmë për sfidën e radhës të dielën me Pobedën në Prilep. 

Kemi realizuar në një farë mënyre një mini-fazë përgatitore dhe besoj se e shfrytëzuam mirë pauzën kampionale që erdhi në moment shumë adekuat për ne. Javën e shkuar kemi punuar me intensitet të shtuar, ndërsa nga e marta ulim ritmin dhe stërvitjet do të dozohen për të pritur sa më të gatshëm ndeshjen e të dielës”, thotë shefi i stafit teknik, Qatip Osmani, i cili vlerëson punën e skuadrës që sipas tij shkon në drejtim pozitiv para vazhdimit të kampionatit. 

Processed with VSCO with m5 preset

Të jem i sinqertë sinjalet e para pozitive erdhën që në ndeshjen me Shkupin ku skuadra performoi shumë mirë dhe që pas ndeshjes e thash se vetmja gjë që mungonte ishte realizimi. Pikërisht në këtë segment jemi munduar të punojmë me theks të veçantë gjatë pauzës dhe mendoj se po përmirësohemi. Normal, për të arritur ku duam na nevojitet edhe shumë punë dhe durim”.

“Qato” vlerëson angazhimin e klubit për të krijuar gjitha parakushtet për sukses dhe në këtë drejtim është edhe angazhimi i trajnerit kondicional, Ivan Jovanovski. 

Ndeshja kontrolluese me Gostivarin më dha pasqyrën që më duhej në këtë fazë. Na kanë munguar këtë periudhë lojtarët e angazhuar në përfaqësuese, por realisht mbase më janë dashur pak më shumë Dashmiri (Elezi) dhe Reshati (Ramadani) për të provuar si do të funksionojnë në idetë e mia, ndërsa Egzonin (Bejtullai) dhe Lupçon (Doriev) i njoh mirë. Gjithsesi është mirë që lojtarët tanë fitojnë hapsira në përfaqësuese. Dua të potencoj se ndihmë e madhe për ne do të jetë trajneri kondicional, Igor Jovanovski dhe kryesia bëri punë të mirë me angazhimin e tij”, përfundoi Osmani.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME