Qaka: E pabesueshme si nuk shënuam, në Slloveni provojmë gjithçka

No image

Shkëndija të martën (13.07.2021) në fushë të kampiones së Sllovenisë, NS Mura do të kërkojë përmbysjen e humbjes 1:0 në Shkup në raunin eliminatorë të UEFA Champions League. 

Vëmendja e të gjithëve në KF Shkëndija është kthyer ka ndeshja e dytë me NS Mura. Pas duelit të së martës në Shkup, kur një takim i dominuar nga kuqezinjtë fatkeqësisht u mbyll me disfatë 1:0, ekipi ka kthyer vëmendjen ka revanshi ku kanë kemi 90-të minuta për përmbysje dhe përmirësim të asaj që u gabua në ndeshjen e parë. Stafi teknik ka punuar fillimisht në rikuperimin e futbollistëve dhe më pas nisën përgatitjet për ndeshjen e kthimit, tashmë me një përvojë më shumë në aspekt të njohjes direkte të rivalit.

Më vjen keq që humbëm ndeshjen e parë me Murën, posaçërisht pasi që pas një kohe të gjatë kishim në tribuna spektatorët dhe tifozerinë e flaktë “Ballistët”. Fatkeqësisht nuk mundëm ti gëzojmë me rezultat pozitiv”,thotë mesfushori Kamer Qaka, i cili akoma nuk mund të besojë se si ekipi nuk arriti të shënojë të paktën një nga shumë rastet që u krijuan.

Është e pabesueshme si nuk arritëm të shënojmë me aq shanse të krijuara para portës kundërshtare. Penaltia i ndodh secilit ta humbë, por kishim edhe tjera mundësi, posaçërisht unë dhe Egzoni (Bejtullai) në kohën shtesë. Por kjo iki dhe tash vëmendja është kthyer ka ndeshja tjetër. E dimë me cilin kemi punë, e kemi parë se mund të luajmë lojën tonë dhe e vetmja që duhet të ndryshojmë është realizimi i shanseve. Besoj se kemi të gjitha mundësitë që të fitojmë në Slloveni dhe të avansojmë në raundin tjetër”, përfundon Qaka.

Kuqezinjtë të shtunë kishin një seancë stërvitore, ndërsa të dielën do të zhvillohet stërvitja e fundit në Tetovë. Të hënën ekipi udhëton drejt Sllovenisë, ku të martën nga ora 20:00 zhvillojmë duelin e kthimit të xhiros së parë eliminatore të UEFA Champions League përballë kampionit slloven, NS Mura.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME