Prononcimi | Shkëndija-Skopje

No image

Kuqezinjtë lënë anësh kampionatin për një çast, për të kthyer vëmendjen ka Kupa e vendit ku faza e 1/8 së finales sjell duel me Skopjen. Takimi luhet në Tetovë dhe Shkëndija synon fitore për të kaluar në çerekfinale, duke ditur se edhe këtë vit në Kupë luhet me sistem të ndeshjeve teke (luhet vetëm një ndeshje). Mbrojtësi Mexhit Neziri beson se kuqezinjtë do të jenë në nivel për të kaluar turin.

….pritjet nga takimi me Skopjen….

Neziri: “Pavarësisht nëse është ndeshje kampionale, e Kupës apo edhe miqësore, në filozofinë e Shkëndijës mbetet vetëm fitorja. Posaçërisht tani që triumfi të mundëson kalimin e turit, ne nuk kemi zgjidhje tjetër“

….sistemi i garës me ndeshje teke….

Neziri: “Ky fakt e bën shumë të rëndësishme këtë përballje pasi nuk ke mundësi të dytë për të kompensuar gabimet eventuale. Prandaj jemi përgatitur dhe me shumë respekt shikojmë takimin me Skopjen“.

….Shkëndija fitoi 2:0 Skopjen në kampionat….

Neziri: “Ky është moment i ri dhe realisht po flasim për dy ndeshje të ndryshme. Sigurisht kur përballë ke një ekip që e ke mundur, vetëbesimi është në nivel më të lartë, por e them se është sfidë e re, garë tjetër dhe si e tillë përballja kërkon impenjim maksimal. S’dyshoj se do jemi në nivel dhe do të kalojmë turin“.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME