Prononcimi | Shkëndija – Bregallnica

No image

Skuadra nga Shtipi është pengesa e rradhës për kuqezinjtë që pretendojnë fitore për ngushtim të diferencës me kreun e renditjes, duke ditur se lideri Struga këtë xhiro është i lirë. Portieri Kostadin Zahov beson se rezultati nuk do të mungojë, nëse ekipi performon në lartësinë e tre ndeshjeve të fundit (Shkupi, Pobeda dhe Skopje).

….vazhdimi i serisë pozitive….

Zahov: “Me ardhjen e trajnerit Qatip Osmani sikur kemi gjetur ritmin e duhur dhe kjo shihet në performansat tona përballë Shkupit, Pobedës dhe Skopjes. Tani duham të vazhdojmë me këtë avaz për të treguar konsistencë në paraqitje e rezultate“

….Bregallnica….

Zahov: “Çdo rival meriton respekt, pavarësisht pozitës në renditje. Bregallnica në të kaluarën ka ditur të jetë ‘mace e zezë’ për Shkëndijën dhe për këtë arsye ne shikojmë me kujdes këtë ndeshje. Do futemi sikur luajmë një finale dhe me qasje maksimalisht serioze besoj të marrim fitoren e rradhës“.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME