Prononcimi | Shkëndija – Akademia Pandev

No image

Akademia Pandev të dielën është mysafire e Shkëndijës, me kuqezinjtë që kërkojnë të kthehen në rrugën e fitoreve pasi javën e shkuar u ndalëm me barazim 1:1 në transfertën me Sileksin në Kratovë.

….atmosfera në skuadër….

Dashmir Elezi: “Atmosfera në skuadër është shumë e mirë dhe duke ditur se kreu i tabelës është vetëm 3 pikë larg kemi punuar fortë brenda javës që të fitojmë të dielën me shpresë për të ngushtuar akoma më shumë diferencën“

….pas barazimit me Sileksin kërkohet fitore….

Dashmir Elezi“Mendoj se barazimi me Sileksin na ndali pak hapin, pasi kishim triumfuar ndaj Rabotniçkit dhe Skopjes, mirëpo besoj se me fitore ndaj Akademia Pandevit do të rikthehemi në rrugën e suksesit”.

….skuadra e gatshme për triumf….

Dashmir Elezi“Mendoj se jemi të përgatitur si fizikisht, ashtu edhe psiqikisht. Pas barazimit me Sileksin kemi reflektuar, kemi analizuar gabimet duke punuar maksimalisht gjithë javën besoj se jemi në nivelin e dëshiruar dhe secili futbollist është gati të japë maksimumin që tre pikët të ndalen në Tetovë.”

….mund të pritet gol nga Dashi (Elezi)….

Dashmir Elezi: “Shpresoj që po. Kam punuar maksimalisht në seancat stërvitore dhe në ndeshje që të jem në formë optimale dhe besoj të ndihmoj skuadrën. Kur ekipi fiton jemi në rregull, pavarësisht kush shënon, por duke luajtur si sulmues, është normale se nga ne kërkohen gola. Ndodh mos jemi në formën më të mirë, por duke punuar fortë dhe me durim jam i sigurtë se edhe goli do të vijë.”

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME