Prononcimi i trajnerit Osmani pas ndeshjes me Makedonija Gj.P.

No image

Shkëndija është eliminuar nga Kupa e Maqedonisë pasi humbi me penalti 3:4 gjysmëfinalen me Makedonija Gj.P. në duelin e luajtur në Tetovë dhe që brenda 90-të minutave të rregullta solli barazim 1:1. Negativës së pjesës së parë të miqve (shënoi Liçina), i’u përgjigjëm me golin e Milevit, mirëpo ishim të pafat në serinë e penaltive ku humbëm 3:4 dhe lëshuam rastin të hymë në finale të Kupës. 

….eliminohemi nga Kupa….

Q. Osmani: “Gjërat nuk shkuan si duhet edhe gjatë lojës, veçanërisht në pjesën e parë kur nuk ishim në nivelin e duhur. Në pjesën e dytë kishim përmirësim, shënuam golin e barazimit dhe pastaj krijuam edhe dy raste tjera që fatkeqësisht nuk i shfrytëzuam. Ky është futbolli, te penaltitë fiton ekipi më i qetë. Për fat të keq ne nuk e kishim atë qetësinë e duhur edhe pse kishim rast që në serinë e pestë ta eliminojmë Makedonija Gj.P..“ 

….çka s’shkoi si duhet….

Q. Osmani: “Në pjesën e parë luajtëm shumë ngadalë dhe kundërshtari me lehtësi mbulonte hapsirat i kërkonim. Ndërkohë e thash se në pjesën e dytë luajtëm pak më mirë megjithëse sërish nuk ishim në nivelin e duhur ku mungonte shpejtësia në lojë, shpejtësia e pasimit, të menduarit vleue vepruarit shpejtë. Kështu që nuk arritëm të përmirësohemi në këto segmente dhe loja shkoi ashtu si shkoi. Pavarësisht se barazuam dhe shkuam në penalti, por seria e penaltive më shumë është punë fati.“

.koncentrohemi te kampionati….

Q. Osmani: “Sigurisht tani na ngelë të koncentrohemi në kampionat ku do të bëjmë çmos të kapim vendin e parë. Ka edhe 7 ndeshje, në lojë janë edhe 21 pikë, që realisht janë shumë dhe neve na mbetet të luftojmë deri në fund.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME