Probleme shëndetësore për Junior dhe Todorovskin

No image

Sulmuesi brazilian ankohet në zgjatje të muskulit të kofshës së pasme të këmbës së majtë dhe do të mungojë edhe kundër Shkupit në fundjavë, ndërsa viroza pamundësoi Todorovskin të jetë në kombinim në sfidën e Kupës me Rabotniçkin. 

Shkëndija në sfidën e fundit nuk mundi të llogarisë në dy futbollistë standard shkaku i problemeve shëndetësore. Të mërkurën në takimin e kthimit të 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë kundër Rabotniçkit trajneri Osmani nuk kishte shërbimet e Stenio Juniorit dhe Bllagoja Todorovskit. Braziliani u lëndua në sfidën e fundjavës me Vardarin në kampionat dhe përkundër faktit se në moment të parë nuk u duk diçka serioze, gjithsesi ndjeu shqetësim në kofshën e muskulit të pasëm të këmbës së majtë dhe u vendos mos të rrezikohet. Ekipi mjekësor ka konstatuar zgjatje të muskulit i cili do të kërkojë kohë për rikuperim. Të shtunën braziliani do tu nënshtrohet ekzaminimeve plotësusese, por sipas parashikimeve ky lëndim kërkon pushim prej 1 deri në 2 javë që nënkupton se Junior do të humbë edhe sfidën e të dielës me Shkupin në Tetovë. Ndërkohë Bllagoja Todorovski të mërkurën në mëngjes nuk ndjehej