Preview: Sumgayit vs Shkëndija

No image

Kuqezinjtë kanë realizuar seancën stërvitore në stadiumin “Kapital Bank Arena” ku të enjten në orën 18:00 luajmë sfidën me Sumgayit FC.

Shkëndija të enjten do të nisë aventurën e 9-të europiane të (3 në Champions League dhe 6 në Europa League) kur në Azerbajxhan përballet me Sumgayit City FC në xhiron e parë eliminatore të UEFA Europa League. Shkaku i pandemisë me COVID-19, UEFA ka vendosur që faza eliminatore deri në play off të luhet me nga një ndeshje teke (jo si më parë vajtje-ardhje) dhe Shkëndija para vetes ka një duel të rëndësishëm në të cilin kërkohet kualifikimi në fazën e ardhshme.

Training at Kapital Bank Arena 💪Preview 👉 https://bit.ly/2G4d0nb

Posted by KF Shkëndija on Wednesday, August 26, 2020

Të rejat në skuadër

Kuqezinjtë sot (e mërkurë) me fluturim charter udhëtuan drejt Azerbajxhanit dhe pas akomodimit dhe pushimit të shkurtër në Baku, skuadra udhëtoi drejt qytetit Sumgayit ku fillimisht u mbajt konferenca për shtyp e më pas futbollistët testuan terrenin e “Kapital Bank Arena” ku të enjten luhet takimi i xhiros së parë eliminatore të Europa League. Stafi teknik në krye me Ernest Gjokën kanë kryer përgatitjet e fundit para sfidës së nesërme ku mungesa e vetme është mesfushori Armend Alimi.

Kundërshtari

Sumgayit City FC është skuadër relativisht e re, për herë të parë në elitën e futbollit të Azerbajxhanit luajtën në vitin 2011, ndërsa këtë vit debutojnë në skenën europiane pasi siguruan pjesëmarrje në eliminatoret e UEFA Europa League. Ndeshjet si vendas i luajnë në stadiumin “Kapital Bank Arena” që ka kapacitet prej 2 500 vendeve për tu ulur dhe terreni është me bar natyral.

Përballja Sumgayit-Shkëndija luhet të enjten në stadiumin “Kapital Bank Arena” të Sumgayit me fillim në orën ‪18:00 (sipas kohës tonë lokale) pa praninë e publikut dhe do të transmetohet drejtëpërsëdrejti në kanalin Super Sport 2 të platformës Digitalb.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME