PREVIEW: Struga vs Shkëndija

No image

Kuqezinjtë të dielën luajnë buzë liqenit përballjen e xhiros së 13-të në LPFMV përballë Struga Trim&Lum.

• Struga Trim&Lum pret Shkëndijën në xhiron e 13-të
• Kërkojmë fitore të re për të ruajtur pozitën e liderit 
• Ndeshja luhet të dielën në Strugë me fillim në ora 13:00

Xhiroja e 13-të në Ligën e Parë të Futbollit në Maqedoninë e Veriut Shkëndijës i sjell transfertën me Struga Trim&Lum në një duel të rëndësishëm për të ruajtur pozitën e liderit. Kuqezinjtë pas eliminimit nga Kupa në mesjavë, gjithë vëmendjen e kthejnë ka kampionati ku titulli kampion mbetet objektiv i padiskutueshëm dhe në këtë drejtim çdo ndeshje e rradhës ka rëndësi kapitale. Pas ndeshjes të së mërkurës stafi teknik ka kërkuar të rikuperojë skuadrën dhe të premten e të shtunën është punuar intensivisht me Strugën në ‘menu’, 

Të rejat në skuadër

Kapiteni Egzon Bejtullai dhe Valon Ahmedi do të jenë mungesa të rëndësishme në duelin e të dielës. Mbrojtësi ka akumuluar 5 kartona të verdhë që sjellin pezullim automatik me një ndeshje, ndërsa Ahmedi ndaj Sileksit të mërkurën u ankua në lëndim dhe mbetet jashta kombinimit për këtë duel. Jan Krivak që humbi dy takimet e fundit shkaku i dëmtimit është kthyer në stërvitje, por nuk besohet të jetë në 100% e mundësive të tij edhe pse përfshihet për këtë transfertë. Zija Merxhani mbetet jashtë, kurse pasi munguan në mesjavë në skuadër rikthehen Armend Alimi dhe Ljupço Doriev.  

Kundërshtari

Për të tretën ndeshje me rradhë Struga Trim&Lum do të ndeshet me rival nga Tetova. Pasi u ndeshën dy herë rresht me Renovën, të dielën në kampionat (2:0) dhe të mërkurën në Kupë (1:0), struganët tani presin kuqezinjtë tanë. Dueli i parë mes veti në këtë sezon nxori fituese Shkëndijën që mundi Strugën 2:0 në Tetovë me golat e Totres dhe Dorievit. Tani pason përballje e re dhe kuqezinjtë në Strugë kërkojnë tre pikë nga dueli që vëndon përballë ekipin e vendit të parë (Shkëndijën) dhe atë të pozitës së katërt (Struga T&L).Ndeshja Struga Trim&Lum-Shkëndija luhet të dielën në stadiumin e qytetit në Strugë me fillim në orën 13:00, ndërsa do të transmetohet direkt në kanalin e klubit në Youtube.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME