PREVIEW: Sileks vs Shkëndija

No image

Të dielën në transfertën me Sileksin në Kratovë kuqezinjtë startojnë gjysmësezonin pranverorë në LPFMV.

• Me ndeshjet e xhiros 19-të starton gjysmësezoni pranverorë në LPFMV
• Sileksi është rivali i parë në vazhdimin e rrugëtimit drejt titullit kampion
• Ndeshja luhet të dielën në Kratovë me fillim në orën 14:00.

Pas dy muajsh pauzë kthehet futbolli elitar në vendin tonë. Xhiroja e 19-të rinis garat në Ligën e Parë ku Shkëndija dimëroi si lidere me 6-të pikë me shumë se skuadrat ndjekëse. Tani kuqezinjtë synojnë të mbeten në atë vend në mbyllje të sezonit për të fituar titullin dhe në këtë drejtim fitorja mbetet detyrim për kuqezinjtë. Ekipi zhvilloi një fazë përgatitore shumë cilësore në Antalia, ndërsa duke u ndeshur me kundërshtarë kualitativ në takimet kontrolluese është kërkuar gjetja e formës optimale para vazhdimit të garave. Kundërshtari i parë do të jetë Sileksi me të cilët përballemi të dielën në Kratovë.

Të rejat në skuadër

Igor Wanderson Da Silva, Rubin Hebaj dhe Kamer Qaka janë tre aktivizime të janarit që pritet të risin konkurencën në skuadër dhe të tre do të jenë në kombinim për të luajtur kundër Sileksit. Mungesa e vetme është mbrojtësi sllovak, Jan Krivak, i cili edhe më tej mbetet jashtë konkurimit shkaku i një dëmtimi. 

Kundërshtari

Sileksi sezonin e kaluar të ndërprerë shkaku i pandemisë me Covid-19 përfitoi nga momenti, duke fituar të drejtën të përfaqësojë vendin në eliminatoret e UEFA Champions League pasi bllokimi i kampionatit i gjeti në vend të dytë, e ndërkohë ekipi i vendit të parë nuk mori liçencë për paraqitje në Kupat e Europës. Sezoni aktual nuk ka ecur aspak mirë krahasuar me një vit më prë, pasi për momentin Sileksi mban vendin e 8-të me 22 pikë të tubuara në 18 xhiro të luajtura. Gjashtë fitore, katër barazime dhe tetë humbje nuk paralajmërojnë pranverë të rehatshme për Sileksin që në vjeshtë arriti të merr barazim 1:1 përballë Shkëndijës në Tetovë.

Ndeshja Sileksi-Shkëndija zhvillohet të dielën në stadiumin e qytetit në Kratovë me fillim në orën 14:00, ndërsa  do të transmetohet drejtëpërsëdrejti në MRTV dhe Arena Sport.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME