PREVIEW: Sileks vs Shkëndija

No image

Kuqezinjtë të mërkurën në Kratovë përballen me Sileksin në duelin e 1/4 së finales së Kupës.

• Shkëndija të mërkurën luan transfertën e Kupës me Sileksin në Kratovë
• Shkaku i pandemisë edicioni i sivjetshëm luhet me ndeshje teke
• Sileksi-Shkëndija luhet të mërkurën në Kratovë me fillim në orën 13:00

Futbolli vendor vijon me ritëm të shtuar dhe pas xhiros së fundjavës mesjava sjell ndeshjet e çerekfinales së Kupës së vendit. Kuqezinjtë tanë do të jenë udhëtues te Sileksi në Kratovë në ndeshjen e vetme të kësaj faze, me atë që këtë vit shkaku i pandemisë gara e Kupës luhet me ndeshje teke (jo si deri edicionin e shkuar me nga dy ndeshje vajtje-ardhje).

Të rejat në skuadër

Katër futbollistë do të mungojnë për transfertën me Sileksin. Armend Alimi për arsye personale, ndërsa Jan Krivak, Ljupço Doriev dhe Zija Merxhani nuk do të jenë në dispozicion të trajnerin Ernest Gjoka për shkak të dëmtimeve.

Kundërshtari

Skuadra nga Kratova në verë përfaqësoi vendin në Kupat e Europë, mirëpo në sezonin e ri xhirot e fundit përballen me krizë rezultatesh, madje duke u mundur së fundmi 0:1 si vendas nga skuadra e fundit në renditje, Bellasica. Takimi mes veti këtë sezon Shkëndija-Sileksi në Tetovë u mbyll me barazim 1:1.

Dueli Sileksi-Shkëndija luhet të mërkurën në stadiumin e qytetit në Kratovë me fillim në orën 13:00 dhe do të transmetohet drejtëpërsëdrejti në kanalin zyrtar të klubit në Youtube.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME