Preview: Shkupi vs Shkëndija

No image

Elita e futbollit vendor nis edicionin e ri 2020/2021 dhe përballja e parë e Shkëndijës është kundër Shkupit në Çair.

• Kuqezinjtë nisin sezonin 2020/2021 në transfertën me Shkupin
• Shkëndija synon start me fitore dhe tre pikë nga kjo përballje
• Dueli Shkupi-Shkëndija luhet të dielën në Çair me fillim në orën 17:30

Sezon i ri me ambicie të vjetra për Shkëndijën. Titulli kampion mbetet përcaktim edhe për sezonin e ri dhe kuqezinjtë nisen në ndjekje të këtij objektivi që në ndeshjen e parë të dielën në fushë të Shkupit.

https://web.facebook.com/fcshkendija/photos/pcb.3262208800468320/3262207760468424/?type=3&theater

Skuadrat e presin nga një situatë jashtëzakonisht e pazakontë sezonin e ri, duke ditur rrëmujën që ka krijuar pandemia me COVID-19. Të gjitha ekipet pa përjashtime kthehen të luajnë ndeshje zyrtare gjashtë muaj pasi kishin bërë këtë në momentin e ndërprerjes së sezonit të kaluar në mes të muajt mars.Tashmë kur situata duket pak më e qetësuar, elita e futbollit vendor do të ngrejë siparin.

Kundërshtari
Skuadra e Shkupit ashtu si Shkëndija këtë verë do të përfaqësojë vendin në Kupat e Europës. Në raport me sezonin e shkuar shkupjanët kanë pësuar ndryshime të shumta në formacion dhe ndeshjet e para do të japin pasqyrë më reale për potencialin e tyre.

Përballja Shkupi-Shkëndija luhet të dielën në stadiumin në Çair me fillim në orën 17:30.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME