PREVIEW: Shkëndija vs Sileks

No image

Shkëndija të shtunën në Tetovë përballet me Sileksin e Kratovës në duelin e xhiros së 8-të në LPFMV.

• Sileksi është rivali i radhës i kuqezinjëve në kampionat
• Lideri kërkon tre pikë para pauzës dy javore në LPFMV
• Ndeshja luhet të shtunën në Tetovë dhe nis në orën 15:00

Kuqezinjtë me seri prej tre fitoreve të njëpasnjëshme në kampionat të shtunën presin Sileksin në kuadër të xhiros së 8-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Pas orarit të ngjeshur shkaku i garimit në dy fronte (kampionati vendor dhe eliminatoret e Europa League), eliminimi nga Tottenham i ka dhënë skuadrës mundësinë që javën ta shfrytëzojë për rikuperim, ndërsa vëmendje ishte për përgatitje sa më të mirë për sfidën e rradhës me Sileksin.

Të rejat në skuadër

Pas fitores së xhiros së 7-të në transfertën me Pelisterin (1:3) në Manastir, skuadra të hënën kishte seancë rikuperimi dhe një ditë të lirë. Nga e mërkura ekipi punon me Sileksin në ‘meny’ dhe duket se të gatshëm presim duelin me skuadrën nga Kratova. Mevlan Murati që humbi sfidën e fundit me Pelisterin shkaku i një dëmtimi të natyrës më të lehtë është rikuperuar dhe konkuron për lojë, kështu që stafi teknik në dispozicion ka të gjithë lojtarët.

Kundërshtari

Sileksi ashtu si Shkëndija prezantoi vendin në eliminatoret e Kupave të Europës, mirëpo në kampionat pas startit të mirë po përballen me probleme serioze. 10-të pikë nga 7-të ndeshje për momentin kratovasit i mbajnë në pozitën e gjashtë në renditje, ndërsa në Tetovë vijnë me seri prej tre disfatëve të njëpasnjëshme në kampionat, ndërsa bashkë me humbjen 0:2 nga Drita e Gjilanit në eliminatoret e UEFA Europa League, në pesë sfidat e fundit numërojnë katër disfata dhe vetëm një fitore në Kupën e Maqedonisë 3:0 përballë Labunishtës.    

Përballja Shkëndija-Sileksi luhet të shtunën në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 15:00, ndërsa do të transmetohet direkt në RTVM. 

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME