PREVIEW: Shkëndija vs Shkupi

No image

Përballja e parë pas pauzës ndërkombëtare Shkëndijën e vendos përballë Shkupit të dielën në Tetovë.

• Të dielën startojmë fazën e dytë të garave në LPFM
• Si lider presim skuadrën e vendit të dytë, FC Shkupin 
• Përballja zhvillohet të dielën në Tetovë nga ora 13:00

Përfundon pauza ndërkombëtare shkaku i ndeshjeve të ekipeve përfaqësuese ku kuqezinjtë ishin të përfaqësuar me disa futbollistë, ndërsa Bejtullai e Totre ishin pjesë e skuadrës së Maqedonisë së Veriut që siguroi kualifikim në EURO 2020. Kuqezinjtë tashmë u kthehen detyrimeve në kampionat dhe të dielën në Tetovë përballemi me Shkupin në ndeshjen e xhiros së 12-të në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut.   

Të rejat në skuadër

Duke llogaritur faktin se Shkëndija ashtu si më herët edhe në këtë pauzë dha disa reprezentues, stafi teknik ka mundur të llogarisë në formacion të plotë vetëm të premten dhe të shtunën. Bejtullai, Totre e Doriev nga përfaqësuesja A e Maqedonisë së Veriut, Luma te shpresat e vendit dhe Sadriu që ishte grumbulluar me Kosovën U21 janë kthyer në skuadër dhe zhvilluan dy seancat e fundit stërvitore dhe të gatshëm presin sfidën me Shkupin. Pa lëndime mungesa e vetme do të jetë Jan Krivak që në sfidën e fundit me Renovën kompletoi pesë kartona të verdhë dhe këtë sfidë do të duhet ta shikojë nga tribuna. 

💪Bejtullai & Totre 🔙 ✅ Kualifikimi në EURO 2020 me Maqedoninë e Veriut 🔜 Shkupi (H)

Posted by KF Shkëndija on Friday, November 20, 2020

Kundërshtari

Shkupi zhvillon sezon shumë pozitiv dhe pas fazës së parë të garave në sezonin e ri është ndaluar në vendin e dytë me 23 pikë të fituara, 2 më pak se kuqezinjtë tanë që mbajnë kreun. Dueli i parë mes veti në këtë kampanjë në Çair u mbyll me barazim 2:2, ndërsa derisa kuqezinjtë tanë nuk kanë asnjë disfatë në 11-të xhiro, Shkupi është mundur nga Vardari (1:0) dhe Struga Trim&Lum (2:0). Pikërisht humbja në Strugë solli ndryshim në pankinën e shkupjanëve që shkarkuan Muharem Bajramin dhe pankinën i’a ribesuan turkut Umit Karan, i cili në Tetovë vjen pa shijuar humbjen ndërsa barazoi lojën e fundit 2:2 me Rabotniçkin.   Përballja Shkëndija-Shkupi zhvillohet të dielën në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 13:00, ndërsa do të transmetohet direkt në MRTV.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME