PREVIEW| Shkëndija vs Renova

No image

Xhiroja e 22-të në LPFMV sjell duelin lokal ndërmjet Shkëndijës dhe Renovës

• Kuqezinjtë të dielën luajnë si vendas përballë Renovës
• Synohet triumfi i 14-të sezonal në luftën për titullin
• Shkëndija-Renova luhet të dielën në Tetovë ora 14:00.

Skuadra e Ernest Gjokës sheh drejt duelit të xhiros së 22-të në Ligën e Parë të Futbollit në Maqedoninë e Veriut kur përballë do të kemi Renovën e fshatit Xhepçisht. Kjo do të jetë ndeshja e tretë brenda harkut kohor prej një jave dhe stafi teknik është munduar që të rikuperojë ekipin për të pritur të gatshëm duelin e nesërm kur kuqezinjtë kërkojnë fitoren numër 14-të në këtë kampanjë.

Pas startit me dy fitore, Shkëndija në mesjavë barazoi pa gola në transfertën me Rabotniçkin dhe tani kundër Renovës kërkojmë të kthehemi në rrugën e fitores. Nëse barazimi 0:0 me Rabotniçkin nuk ishte rezultati që kërkonim në kushte kur objektivi ishin tre pikët, megjithatë mund të nxiren edhe gjëra pozitive si që është fakti se për herë të parë në pranverë ekipi nuk pranoi gol. Fitoret me rezultat identik 2:1 ndaj Sileksit dhe Vardarit tregojnë që pranonim nga një gol për ndeshje, ndërsa të mërkurën rrjeta e Zahovit qëndroi pa prekur dhe tani në vazhdim kërkohet të përsëritet e njejta, me kusht që sulmi të jetë në nivel.

Të rejat në skuadër

Mbrojtësi Jan Krivak mbetet mungesa e vetme në formacionin e trajnerit Ernest Gjoka, pasi nuk kemi lojtarë tjerë të lënduar apo pezulluar.

Kundërshtari

Renova nisi keq gjysmësezonin pranveror me dy humbje nga Bellasica në Tetovë (2:4) dhe Pelisteri në Manastir (3:1), mirëpo gjeti suksesin në mesjavë kur deklasoi 3:0 Vardarin. Vetëm 22 pikë në 21 ndeshje janë shumë pak për një ekip si Renova që mban pozitën e 10-të në renditje me efekt prej 5 fitoreve, 7 barazimeve dhe 9 disfatave. Çuditërisht Renova nga një ekip që pranonte pak gola në të kaluarën, në këtë sezon ka mbrojten e dytë më të dobët në ligë, pasi me 32 gola të pranuar deri tani, vetëm Bellasica e vendit të fundit ka pësuar më shumë gola (47). Dueli i parë mes veti në këtë sezon fitohej 1:3 nga Shkëndija, ndërsa nesër ekipet luajnë takimin e dytë nga tre të paraprë në këtë kampanjë.

Përballja Shkëndija-Renova luhet të dielën në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 14:00, ndërsa do të transmetohet drejtëpërsëdrejti në kanalin zyrtar të klubit në YouTube.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME