PREVIEW: Shkëndija vs Rabotniçki

No image

Kuqezinjtë të dielën në Tetovë presin Rabotniçkin në duelin e xhiros së 10-të në LPFMV.

• Pas suksesit në Kupë, kuqezinjtë kthejnë vëmendjen në kampionat
• Xhiroja e 10-të në LPFMV sjell duel me Rabotniçkin në stadiumin e qytetit
• Shkëndija-Rabotniçki luhet të dielën në Tetovë me fillim në orën 14:30

Ndeshjet ndërmjet Shkëndijës dhe Rabotniçkit gjithmonë në vete kanë bartur rëndësi të veçantë, duke llogaritur faktin se dy ekipet vite me rradhë i japin ton futbollit në vend. Qoftë kampionat apo Kupë, këto përballje kanë vendosur edhe për trofe (në vitin 2011 Shkëndija siguroi matematikisht titullin e parë kampion pikërisht pas fitores 2:1 ndaj Rabotniçkit,  ndërsa në vitin 2016 kuqezinjtë fituan trofeun e parë të Kupës pasi në finale mundën 2:0 Rabotniçkin), ndërsa edhe tani kur skuadrat duken në pozicione të ndryshme, Shkëndijës i duhen pikë për të ruajtur kreun, ndërsa Rabotniçki kërkon ndërprerje të serisë negative dhe tenim për të ecur para në renditje.

Të rejat në skuadër

Kapiteni Egzon Bejtullai ka nisur të stërvitet me grupin, pas pauzës që kishte si pasojë e dëmtimit në ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kombeve, Maqedoni e Veriut-Kosovë.

🔙 𝐓𝐡𝐞 𝐜𝐚𝐩𝐭𝐚𝐢𝐧 𝐜𝐡𝐞𝐜𝐤𝐬 𝐢𝐧 💪

Posted by KF Shkëndija on Friday, October 23, 2020

Gjendja e tij duket e përmirësuar dhe megjithëse nuk do të shpejtohet me kthimim e tij, pritet që stafi teknik ta ketë në pankinë. Lojtarët tjerë janë të gatshëm për lojë. 

Kundërshtari

Pas sezonit të kaluar dëshprues Rabotniçki në verë bëri shumë ndryshime me ambicie për tu kthyer pretendent për titull e Europë. Mirëpo deri këtë moment gjërat nuk shkojnë mirë edhe në kampanjën e re, pasi në 9-të xhirot paraprake kanë treguar formë të ndryshueshme, ndërsa në mesjavë u eliminuan nga Kupa pas humbjes me penalti nga Struga Trim&Lum. 11 pikë nga 9 ndeshje lënë shkupjanët në pozitën e 7, me një bilans 2 fitore, 5 barazime dhe 2 humbje. Xhiron e fundit u mundën 4:3 në transfertën me Sileksin dhe tani vijnë në Tetovë pas disa dështimeve të njëpasnjëshme, me 13 shtatorin si datë e fundit kur kanë fituar edhe atë në Tetovë 0:1 ndaj Renovës. 

Shkëndija-Rabotniçki në program është të dielën në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 14:30, ndërsa do të transmetohet direkt në kanalin zyrtar të klubit në YoTube.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME