PREVIEW | Shkëndija vs Borec

No image

Pasi eliminuan Vardarin nga Kupa, kuqezinjtë të dielën sërish luajnë në Tetovë kur në kampionat presin Borecin.

Me atmosferë pozitive pas suksesit të mesjavës kur për të katërtin vit me rradhë eliminuam Vardarin nga Kupa e vendit, kuqezinjtë tanë duken të determinuar për sukses të ri në kampionat kur xhiroja e 13-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut në Tetovë presim Borecin e Velesit. Suksesi në Kupë dhe kualfikimi në çerekfinale është arkivuar dhe tashmë vëmendja është kthyer ka kampionati dhe dueli i rradhës.


Të rejat në skuadër
Orari i ngjeshur me ndeshje çdo fundjavë dhe mesjavë kërkon menaxhim të formës fizike të futbollistëve dhe stafi teknik paralel me segmentet tjera këtë periudhë vëmendje të veçantë i kushton pikërisht rikuperimit të lojtarëve. Skuadra dy ditë ka punuat me Borecin në “menu”, duel nga i cili opsion mbeten vetëm tre pikët. Egzon Bejtullai vazhdon të mbetet në dyshim për lojë, pasi rikuperohet nga një dëmtim i pësuar në duelin me Makedonija Gj.P., ndërsa jashta kombinimit është edhe Zija Merxhani. Nuk kemi pezullime, me sulmuesin e rikthyer Samir Fazli që futet në grupin e lojtarëve të grumbulluar për këtë ndeshje dhe stafi teknik do të mund të vendos për formacionin që do tu përshtatet kërkesave taktike të tij në drejtim të arritjes së fitores.

Kundërshtari
Boreci luan në elitë pas thuajse dy dekadave dhe skuadra nga Velesi deri tani tregon dy fytyra. Në terren vendas nuk njohin humbjen dhe kanë fituar pjesën më të madhe të  ndeshjeve (4 fitore dhe 2 barazime), ndërsa keq qëndrojnë në transferta ku humbin gjithë pesë takimet e luajtura gjatë të cilëve kanë mundur të shënojnë vetëm dy gola, përkrah 12 të pranuar. Dueli i parë i këtij sezoni mes veti në Veles i takoi Borecit që mundi 1:0 Shkëndijën dhe kuqezinjtë tash kërkojnë hakmarje për të treguar se ai takim ishte vetëm një prej disa ditëve të këqija që ekipi ka përjetuar në këtë fillim kampanje.

Dueli Shkëndija-Boreci luhet të dielën në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 13:30.