PREVIEW: Shkëndija vs Bellasica

No image

Vazhdon ritmi i ngjeshur i ndeshjeve me kuqezinjtë që të mërkurën në Tetovë presin Bellasicën. 

• Xhiroja e 16-të në LPFMV sjell duel me Bellasicën

• Kuqezinjtë synojnë fitoren numër 10 në këtë sezon

• Shkëndija-Bellasica luhet të mërkurën në orën 13:00

Duke u afruar fundi i gjysmësezonit vjeshtor ritmi i ndeshjeve vazhdon me ritëm të shtuar dhe kuqezinjtë të mërkurën luajnë ndeshjen e 7-të në harkun kohor prej vetëm 18-të ditëve. Bellasica e Strumicës do të jetë skuadra rivale e xhiros së 16-të ndaj të cilëve Shkëndija kërkon fitoren numër 10-të në këtë kampanjë. I pari me të fundit gjithmonë është duel që liderin e vëndos në rolin e favoritit, posaçërisht kur skuadra e kreut luan në terren vendas, mirëpo të gjithë në taborin e Shkëndijës shikojnë me respekt maksimal këtë duel që për t’u fituar kërkon qasje maksimalisht serioze. 

𝗻𝗲𝘅𝘁 📍 𝗕𝗲𝗹𝗹𝗮𝘀𝗶𝗰𝗮 (𝗛)

Posted by KF Shkëndija on Tuesday, December 8, 2020

Të rejat në skuadër

Kuqezinjtë të dielën fituan 2:0 Borecin në Veles dhe dy ditët ndërmjet asaj përballje dhe duelit të së mërkurës me Bellasicën janë shfrytëzuar për të rikuperuar forcën fizike për t’u përgjigjur në lartësinë e duhur në sfidën e xhiros së 16-të. Bruno Dita nuk do të jetë në dispozicion të stafit teknik pasi që në sfidën me Borecin mori kartonin e pestë të verdhë që automatikisht nënkupton pezullim prej një ndeshje. Valon Ahmedi është rikuperuar dhe ditët e fundit ka punuar me intensitet maksimal, duke hyrë në kombinim për këtë përballje. 

Kundërshtari

Bellasica e kthyer në elitë në sezonin e kaluar të ndërprerë shkaku i pandemisë me COVID-19, nuk po gjendet aspak mirë në këtë kampanjë dhe pas 15-të xhirove në mënyrë bindëse mbajnë vendin e fundit në renditje. Vetëm 2 fitore në 15-të ndeshje gjatë të cilave 3 herë kanë barazuar dhe janë mundur plotë 12-të herë i lënë në kuotën e 9-të pikëve dhe të nguluar në pozitën e fenerxhiut. Dueli i parë i këtij sezoni mes veti i luajtur në Strumicë u fitua 3:0 nga kuqezinjtë që realizuan me Totren dhe dy herë Ibraimin. 

Ndeshja Shkëndija-Bellasica luhet të mërkurën në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 13:00, ndërsa do të transmetohet direkt në kanalin e klubit në Youtube.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME