Preview: Shkëndija-Red Bull Salzburg

No image

Kuqezinjtë të martën në mbrëmje luajnë sfidën e gjashtë në këtë edicion të Ligës së Kampionëve kur në Shkup përballen me kampionin e Austrisë, Red Bull Salzburg.

Me seancën stërvitore sonte në stadiumin “Filipi i Dytë, Shkëndija ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e kthimit të raundit të tretë të eliminatoreve të UEFA Champions League përballë kampionit të Austrisë, Red Bull Salzburg. Me negativë 0:3 nga ndeshja e parë, kuqezinjë janë të vetëdijshëm për vështirësitë që bart qëllimi për kualifikim në fazën e rradhës të kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube. Stafi teknik këto ditë ka punuar në rikuperim të futbollistëve pas ngarkesës së madhe në dy përballjet e fundit, ndërsa skuadra duket e bindur për të dhënë më të mirën në tentimin për të befasuar rivalin. Përveç Radeskit të lënduar dhe Wakilit të lënë jashtë për arsye taktike, pas ndeshjes me Vardarin në lëndim u ankua Murati, mirëpo ai zhvilloi seancën e fundit stërvitore, ndërsa për aktivizimin eventual të tij do të vendoset para fillimit të takimit. Mbështetja nga tribunat në këtë moment do të jetë e mirëseardhur, pasi publiku është shtytje e madhe për futbollistët në drejtim të kërkimit të një historie të re europiane.
Shkëndija-Red Bull Salzburg luhet të martën në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ në Shkup me fillim në orë  20:15.

Kuqezinjtë luajnë ndeshjen e 30-të europiane

Përballja e të martës do të shënojë një jubile për kuqezinjtë, pasi kjo do të jetë ndeshja e 30-të e Shkëndijës në kupat europiane. Në 29-të përballjet paraprake numërojmë 11-të fitore, 6-të barazime dhe 12-të disfata. Kjo do të jetë përballja e 8-të e kuqezinjëve në eliminatoret e Champions League (2 fitore, 1 barazim dhe 4 disfata), gjashtë prej të cilave në këtë kampanjë. Ndërkohë 22 takime janë të eliminatoreve të UEFA Europa League (9 fitore 5 barazime, 8 disfata).