PREVIEW: Renova vs Shkëndija

No image

Kuqezinjtë në cilësinë e mysafirit përballen me Renovën në Tetovë të dielën në mesditë.

• Xhiroja e 26-të në LPFMV sjell duelin Renova-Shkëndija
• Kuqezinjtë kërkojnë vazhdimin e serisë së fitoreve
• Dueli Renova-Shkëndija luhet të dielën në Tetovë ora 13:00 

Kuqezinjtë hyjnë në fazën e fundit të kampionatit dhe 10-të pikë diferencë me 8 ndeshje të mbetura japin komoditet dhe siguri për të vazhduar pa presion ecurinë pozitive dhe grumbullimin e pikëve drejt sigurimit të titullit kampion. Xhiron e 26-të e presim me seri prej 3 fitoreve rresht (Pelisteri 1:0, Vardari 1:6 dhe Sileksi 2:1) dhe tendenca e kuqezinjëve është që të shtohet triumfi i katërt me rradhë. Fitorja me Sileksin e kombinuar me humbjen e Shkupit 2:1 pikërisht nga rivali i nesërm i kuqezinjëve, Renova, bëri që diferenca në krye të renditjes të shkonte në 10-të pikë dhe skuadra gjithë javën paralel me pjesën tekniko taktike të ndeshjes ka kërkuar të gjejë stabilitet psiqik për të mos u kënaqur nga siguria e distancës nga vendi i dytë. 

Të rejat në skuadër

Trajneri Ernest Gjoka më në fund do të mund të llogarisë në portierin e parë Kostadin Zahov që humbi dy ndeshjet e fundit me Vardarin dhe Sileksin shkaku i një viroze dhe tashmë pritet të kthehet në portë, ku në mungesë të tij, realisht punë të mirë bëri portieri i dytë, Ferat Ramani.

Pas mungesës së gjatë prej 4 muajve në kombinim për lojë kthehet edhe mbrojtësi Jan Krivak, që është rikuperuar plotësisht dhe përfshihet në 18-shen e grumbulluar për takimin me Renovën. Mungesa e vetme do të jetë ajo e Kamer Qakës që ankohet në një lëndim më të lehtë dhe stafi teknik duket se nuk dëshiroj të rrezikojë me aktivizimin e tij.

Kundërshtari

Renova zhvillon sezon të vështirë dhe vetëm fitorja e fundjavës së shkuar 2:1 në transfertën me Shkupin i ka larguar nga pozita e parafundit që dërgon në Ligën e Dytë. Me 27 pikë xhepçishtasit ndajnë pozitën e 9-të e cila çon në balotazh për sigurimin e mbijetesës dhe tendenca e Renovës deri në fund do të jetë të ngjiten më lartë në renditje. Herën e fundit që jemi përballur mes veti këtë pranverë, ndeshja u mbyll me barazi

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME