PREVIEW: Pelister vs Shkëndija

No image

Pas eliminimit nga Tottenham nga Europa League, Shkëndija kthen vëmendjen ka kampionati dhe xhiroja e 7-të sjell transfertën me Pelisterin në Manastir.

• Kuqezinjtë të dielën janë mysafirë të Pelisterit në Manastir
• Pas eliminimit nga Europa, vëmendja kthehet kah skena vendore
• Ndeshja luhet të dielën në Manastir me fillim në orën 15:00

Nën emocionet e përballjes me Tottenhamin e Anglisë, kuqezinjtë kthehen të luajnë në kampionat kur të dielën në kuadër të xhiros së 7-të në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut do të jemi mysafirë të Pelisterit në Manastir. Stafi teknik ksihte në dispozicion dy ditë për të rikuperuar ekipin, pas sforcos së madhe fizike që kishim kundër gjigandit anglez, Tottenham Hotspur FC .    

Të rejat në skuadër

Mevlan Murati do të jetë mungesa e vetme për këtë sfidë dhe vendin e tij në krahun e djathtë të mbrojtes do ta zë Mexhit Neziri. Murati u ankua në lëndim pas ndeshjes me Tottenham dhe del jashta kombinimit për duelin në Manastir. Ndërkohë pasi pauzoi në takimin e të enjtes në Europa League shkaku pezullimit me karton të kuq, trajneri Gjoka tani mund të llogarisë në shërbimet e mesfushorit Armend Alimi.

Kundërshtari

Pelisteri është një prej dy skuadrave të reja në elitën e futbollit vendor, bashkë me Bellasicën. Skuadra nga Manastiri këtë kampanjë e nisi me fitore ndaj Akademia Pandevit dhe barazim në Kratovë me Sileksin, por më pas humbën ritmin duke mos arritur të shfrytëzojnë efektin terren vendas për fitore, duke regjistruar dy barazime pa gola me Rabotniçkin dhe Renovën, ndërkohë që mes këtyre dy ndeshjeve u mundën në transfertën me Shkupin. Xhiron e fundit kampionale fituan si mysafir Bellasicën, ndërsa në mesjavë kaluan 4:0 Lubotenin në Kupën e Maqedonisë. Shkëndijën e presin pa fitore në fushë të vet prej xhiros së parë kur mundën Akademia Pandevin, ndërsa nuk shënojnë gol në Manastir në dy ndeshjet e fundit kampional.  Përballja Pelisteri-Shkëndija luhet të dielën në stadiumin “Tumbe Kafe” në Manastir me fillim në orën 15:00, ndërsa do të transmetohet direkt në RTVM. 

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME