PREVIEW | FC Noah – Shkëndija

No image

Kuqezinjtë të enjten nisin aventurën e re evropiane kur në Armeni ndeshemi me FC Noah në raundin e parë eliminatorë të UEFA Europa Conference League.

NDESHJA

FC Noah vs Shkëndija

Conference League, raundi i parë

Stadiumi “Vahagn Tumasyan” në Abovyan

E enjte, 11 korrik, ora 18:00

Pas 40-të ditëve përgatitje, Shkëndija është gati për aksion dhe të enjten mbrëma në Abovyan të Armenisë ndeshemi me FC Noah në duelin e parë të xhiros së parë eliminatore të UEFA Europa Conference League. 

Kuqezinjtë do të luajnë duelin e 52-të në Kupat e Evropës dhe synimi është për të kaluar pengesën e quajtur Noah. Në këtë drejtim rezultati sa më i favorshëm nga ndeshja e parë do të ishte me rëndësi të madhe para duelit të dytë që do të luhet javën e ardhshme në Shkup. 

FC Noah është skuadër relativisht e re, por shumë ambicioze. Klubi është formuar në vitin 2017 si FC Artsakh, derisa më vonë kanë ndryshuar emrin në FC Noah. Sezonin e fundit u ndalën në vendin e dytë në kampionatin armen duke humbur garën për titull vetëm për 2 pikë, derisa për herë të parë kanë siguruar dalje në Kupat e Evropës. 

Skuadra

Zija Merxhani ka pësuar një dëmtim dy ditë para ndeshjes në seancën stërvitore në Stamboll dhe mbetet në dyshim, derisa në mbikqyrje nga ekipi mjekësor para ndeshjes do të vendoset nëse do të jenë në formacion Ennur Totre (virozë) dhe Kamer Qaka (zgjatje muskulore) që janë kthyer në stërvitje por paraprakisht disa ditë ishin jashta procesit. 

Transmetimi

Përballja FC Noah-Shkëndija zhvillohet të enjten me fillim në orën 18:00 në stadiumin “Vahagn Tumasyan” në Abovyan të Armenisë dhe do të transmetohet drejtëpërsëdrejti në Radio Televizionin e Maqedonisë, programi në gjuhën shqipe.

Share Now

Related Post