PREVIEW: Bellasica VS Shkëndija

No image

Kuqezinjtë kthehen në aksion. Të shtunën në Strumicë përballemi me Bellasicën. Ndeshja nis në orën 16:00.

• Bellasica pret Shkëndijën në duelin e xhiros së pestë në LPFM
• Kthehet në formacionin kuqezi mesfushori Armend Alimi
• Strumicasit numërojnë 4 humbje në 4 ndeshjet paraprake

Pas pauzës ndërkombëtare dhe ndeshjeve të ekipeve përfaqësuese kthehet Liga e Parë e Futbollit të Maqedonisë së Veriut me përballjet e xhiros së pestë. Kuqezinjtë do të luajnë në transfertë në Strumicë, ku përballen me Bellasicën. Skuadra pauzën e ka shfrytëzuar për të punuar në përgatitje sa më të mirë për vazhdimin e kampionatit, ndërsa kërkohet fitore dhe tre pikë nga ky duel.

Të rejat në skuadër

Formacioni kuqezi pritet të jetë i ‘përforcuar’ me kthimin e Armend Alimit. Mesfushori humbi ndeshjen europiane me Sumgayi FC dhe atë kampionale me Borecin pasi rezultoi pozitiv në COVID-19, mirëpo pasi ‘fitoi’ këtë betejë sërish është i gatshëm për të ndihmuar ekipin.

⭕️#InternationalBreak 🔙 Bejtullai e Sadriu kthehen nga angazhimet në përfaqësuese🔜 🆚 Bellasica (A)

Posted by KF Shkëndija on Thursday, September 10, 2020

Me Alimin dhe kthimin e reprezentuesve Bejtullai e Sadriu, dy ditët e fundit skuadra punoi e kompletuar në stërvitje, kështu që stafi teknik pret performancë të duhur në Strumicë. Jashta kombinimit për këtë përballje për arsye taktike mbesin Es Sahal dhe Arlind Aliti.

Kundërshtari

Bellasica përballet me vështirësi të mëdha pas rikthimit në elitën e futbollit vendor. Katër disfata në po aq ndeshje dhe për më shumë vetëm një gol i realizuar në 360 minuta lojë, krahas 12-të të pranuar janë statistika që nuk paralajmërojnë sezon të mirë për strumicasit dhe kuqezinjtë tanë udhëtojnë me ambicie për të vazhduar krizën e Bellasicës edhe pas kësaj ndeshje.

Përballja Bellasica-Shkëndija zhvillohet të shtunën në stadiumin e qytetit në Strumicë me fillim në orën 16:00 dhe transmetohet LIVE në Shkëndija Channel.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME