PREVIEW: Bellasica vs Shkëndija

No image

Skuadra e fundit në renditje, Bellasica të dielën pret lideren e renditjes, Shkëndijën.

• Xhiroja e 28-të në LPFMV sjell duelin Bellasica-Shkëndija
• Kuqezinjtë kërkojnë fitoren e gjashtë të njëpasnjëshme
• Fenerxhiu dhe lideri ndeshen të dielën në Strumicë ora 13:00 

Titulli i katërt kampion në historinë e Shkëndijës është vetëm çështje kohe dhe kuqezinjtë mund të sigurojnë matematikisht trofeun që këtë fundjavë. Gjashtë xhiro para fundit kuqezinjtë do të luajnë si mysafirë përballë ekipit të fundit në renditje, Bellasicës dhe një fitore eventuale e Shkëndijës dhe humbje e Shkupit do të mbyllte matematikisht çështjen e titullit.

Gjithsesi skuadra jonë nuk preokupohet me ndonjë presion në lidhje me një afat kohorë, pasi ekipi kërkon të bëjë detyrën, ndërsa realizimi i qëllimit të vendosur nëse jo këtë javë, atëherë do të ndodh në javët në vijim. Me pesë fitore të njëpasnjëshme, skuadra kërkon të vijojë rrugën e suksesit edhe pas kësaj transferte edhe pse ekipi të dielën në Strumicë do të jetë me formacion më ndryshe si rezultat i disa mungesave të rëndësishme.

Të rejat në skuadër

Golashënuesi më i mirë i kampionatit do të jetë mungesa e madhe për kuqezinjtë. Besart Ibraimi është i pezulluar me 1 ndeshje pasi të mërkurën ndaj Akademia Pandevit mori kartonin e pestë të verdhë, ndërsa për motive të njejta duelin me Bellasicën e humb edhe Dashmir Elezi. Pesë kartona të verdhë ndaj A. Pandev kompletoi edhe trajneri Ernest Gjoka dhe kjo nënkupton se ai nuk ka të drejtë të udhëheqë ekipin nga pankina në këtë duel. Në skuadër kthehet Mevlan Murati, i cili shkaku i kartonave humbi takimin e ditës së mërkurë. 

Kundërshtari

Për të dytën xhiro me radhë Shkëndija luan me kundërshtar nga Strumica. Pasi të mërkurën në Tetovë fituam 1:0 Akademia Pandev-in, tani kuqezinjtë udhëtojnë drejt Strumicës për duelin me ekipin më të dobët të këtij sezoni, Bellasicën. Vetëm 17 pikë në 27 ndeshje janë shumë pak për të shpresuar mbijetesën dje Bellasica veç më duket në kategorinë e dytë edhe pse në lojë janë edhe 18 pikë. Dy duelet paraprake mes veti në këtë kampanjë i takuan Shkëndijës me rezultat të përgjithshëm 5:0 (0:3 në Strumicë dhe 2:0 në Tetovë), ndërsa kuqezinjtë kërkojnë fitoren e radhës ndaj këtij rivali.

Dueli i xhiros së 28-të në LPFMV ndërmjet Bellasicës dhe Shkëndijës luhet të dielën në stadiumin “Mlladost” në Strumicë me fillim në orën 13:00, ndërsa do të transmetohet drejtëpërsëdrejti në kanalin zyrtarë Shkëndija Channel në YouTube.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME